Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE:Zaev synon pushtetin pa përkrahje

VMRO-DPMNE:Zaev synon pushtetin pa përkrahje

20 shkurt-Në fund në këtë reagim thuhet se Zaev le të vazhdojë të meret me përpunimin e skenareve të huaja, qeveria e VMRO-DPMNE-së, do të vazhdojë të punojë për nevojat reale të qytetarëve, të realizojë projekte dhe programa të cilët do të përmirësojnë përditshmërinë. Ky është dallimi dhe atë dallim qytetarët e njohin në zgjedhje, thuhet ne reagimin e VMRO-DPMNE-se.

VMRO-DPMNE-ja sot ka reaguar mënjëherë pas publikimit të përgjimeve të radhës nga ana e LSDM-së.Në reagim thuhet:Zoran Zaev edhe sot në mënyrë të vetëdijshme vazhdoi të punojë për qendrat e huaja dhe agjenturat e tyre në shtet, në mënyrë direct kundër interesave të Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve. Zoran Zaev, me çdo hap të tij pa dilemma vërteton se materialet e inskenuara të cilët I përdorën janë të krijuara në bashkëpunim me qendrat e huaja, ndërsa ai është instrument I skenareve të tyre. LSDM dhe Zoran Zaev nuk mund të jenë konkurent me program, projekte dhe ideja në interest ë qytetarëve, por ato janë të mirë kur duhet të plotësojnë agjendat e huaja të cilët janë të dëmshme për shtetin. Zaev, tashmë një kohë të gjatë edhe pjesë e një skenari të paramenduar.Ai ishte I cili publikisht deklaronte se tërë shteti duhet lidhë nyjen, I cili me porosi përmes telefonit dhe letra njoftonte se në pushtet do ta sjellin shokët nga jashtë, dhe publikisht ka pranuar para kryeministrit të cilit I ka vërtetuar se materialet e sajuara janë nga shërbimet e huaja. Qëllimi I skenarit është shumë I tejdukshëm dhe me veprimet e tyre në këtë rast ata vijnë në një situatë që të hyjnë në një serial me kundërthënie dhe nga minuta në minut demantohen vetvetiu. Zoran Zaev përmes pres konferencave ka treguar një sërë gënjeshtrash, konstruksione dhe të kualifikime të pavërteta, të cilët janë në funksion të realizimit të skenarit, për një shtet të parëndësishëm me qëllim që të vijnë në pushtet pa pasur përkrahjen e qytetarëve, “, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, njofton Tv Koha. Në fund në këtë reagim thuhet se Zaev le të vazhdojë të meret me përpunimin e skenareve të huaja, qeveria e VMRO-DPMNE-së, do të vazhdojë të punojë për nevojat reale të qytetarëve, të realizojë projekte dhe programa të cilët do të përmirësojnë përditshmërinë. Ky është dallimi dhe atë dallim qytetarët e njohin në zgjedhje, thuhet ne reagimin e VMRO-DPMNE-se.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *