Home / Lajme / Maqedoni / VMRO:Zaev në skenarin e shërbimeve të huaja

VMRO:Zaev në skenarin e shërbimeve të huaja

9 shkurt- Skenari nuk do të kalojë dhe për këtë në kuadër të obligimeve ligjore dhe kushtetuese institucionet duhet që të vërtetojnë të gjitha faktet dhe rrethanat por edhe motivet dhe qëllimet dhe inspiratorët dhe përkrahësit e këtij skenari, thuhet në reagim.

Pas publikimit të përgjimeve nga ana e kreut të LSDM-së Zoran zaev reagoi VMRO-DPMNE-ja.Në reagim thuhet.”Zaev sot filloi me realizimin e publikimeve të materialeve të ndryshme për të cilët edhe vetë e ka njoftuar kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se I ka marrë në bashkëpunim me shërbimet e huaja për të cilët është filluar edhe procedurë ndaj tij pikërisht për këtë rast, në pjesën e të cilët nga të dyshuarit ka edhe që kanë pranuar se kanë punuar për para për shërbime të huaja”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.Më tej në reagim thuhet. “Me pres konferencën e sotme dhe të tjerat të këtij lloji, Zev me një sjellje joserioze, duke pranuar që të jetë instrument dhe marionetë e shërbimeve të huaja, ai dukshëm me kënaqësi vijon që të jetë pjesë nga një skenarë I krijuar e cila është në interest ë një pale të tretë, e cila nuk ia don të mirën Maqedonisë.“Zaev vazhdon të fundoset dhe tërësisht me kontraditka dëshiron që të bëjë opinionin e Maqedonisë dhe bashkëpartiakët e tij, që të mbahen peng dhe opinion të jetë I kërcënuar dhe të jetë I defokusuar nga temat reale dhe nevojat e qytetarëve. Zaev ka edhe një qëllim shumë të tejdukshëm, që të shfaqet si viktimë dhe në këtë situatë ai nuk është asgjë përveçse marionetë e cila punon për interesa të huaja”, thuhet në reagim. Skenari nuk do të kalojë dhe për këtë në kuadër të obligimeve ligjore dhe kushtetuese institucionet duhet që të vërtetojnë të gjitha faktet dhe rrethanat por edhe motivet dhe qëllimet dhe inspiratorët dhe përkrahësit e këtij skenari, thuhet në reagim.
VMRO-DPMNE sërish e fton Zaevin se nëse ekzistojnë fakte për veprim të paligjshëm të cilitdo person ti dorëzojë tek institucionet përkatëse për procedurë të mëtejshme për një procedurë transparente në kuadër të ligjeve. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *