Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Jemi gati për anonimët, do të marrin përgjigjen

Zaev: Jemi gati për anonimët, do të marrin përgjigjen

Shkup, 17 shkurt – Menjëherë pas paraqitjes së videos ka reaguar grupi Anonymous Maqedoni në profilin e tyre në Facebook, duke thënë se po keqpërdoret emri i tyre dhe se ata nuk qëndrojnë pas videos së publikuar.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev u është përgjigjur kërcënimeve të të ashtuquajturve “Anonymous”, të cilët paralajmëruan se do të publikojnë gjëra që sipas tyre, opozita ka dashur ti fshehë. Në profilin e tij në Facebook, kreu i LSDM-së u ka bërë thirrje autorëve të fillojnë me publikimin e së vërtetës, por jo vetëm në Facebook.

“Jemi gati për të ashtuquajturit anonymous… le të fillojnë e pastaj do të shohin se çdo të thotë anonymous të vërtetë. Mosni vetëm në Facebook… Flisni për të vërtetën kudo që mundeni”, ka shkruar Zaev në profilin e tij.

Para dy ditësh, në rrjetin Youtube është paraqitur një video e nënshkruar nga Anonymous Maqedoni, të cilët kërcënojnë Zaevin dhe kundërshtarët e tjerë të pushtetit me publikimin e materialeve komprometuese për ta.

“Ne luftojmë për liri. Ne luftojmë për drejtësi. Kjo që ndodh në Maqedoni është skenar i përgatitur nga shërbimet e huaja dhe mercenarë e realizatorë nga vendi. Me qëllim që e vërteta të jetë e hapur për të gjithë, por e vërteta e plotë, jo e pjesshme, e përzgjedhur dhe e montuar, ne e hakuam çerdhen e atyre që e krijojnë gjithë këtë dhe që janë të lidhur me personin Zoran Zaev”, thuhet mes tjerash në videon e publikuar.

Menjëherë pas paraqitjes së videos ka reaguar grupi Anonymous Maqedoni në profilin e tyre në Facebook, duke thënë se po keqpërdoret emri i tyre dhe se ata nuk qëndrojnë pas videos së publikuar.

“Demant: Faqja jonë nuk ka bërë video të tillë dhe nuk qëndrojmë pas kësaj. Dyshojmë se video është bërë për qëllime të caktuara politike. Mos bini pre. Anonimët nuk janë dhe asnjëherë nuk do jenë të përcaktuar politikisht”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërkohë një anëtarë i grupit Anonymous Maqedoni u ka thënë mediave në gjuhën maqedonase se pas videos së publikuar qëndron Ministria e Brendshme, e cila sipas tij ka plan që të publikojë telefonatat e përgjuara të të gjithë atyre që kundërshtojnë pushtetin. Këto akuza deri tani nuk janë komentuar nga policia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *