Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti kërkon ‘lehtësues’ evropian për krizën në Maqedoni (VIDEO)

Ahmeti kërkon ‘lehtësues’ evropian për krizën në Maqedoni (VIDEO)

Tetovë, 19 mars – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se Komisioni Evropian duhet të bëhet pjesë e lehtësimit të arritjes së zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Në selinë e partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, sot në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti, ka pritur ambasadorin e Norvegjisë, Nils Ragnar Kamsvag.
Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Kamsvag shkëmbyen opinione rreth zhvillimeve aktuale politike në Maqedoni, për aferën e përgjimeve masive si dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë, transmeton Televizioni Koha.

Ahmeti theksoi që Komisioni Evropian duhet të bëhet pjesë e lehtësimit të arritjes së zgjidhjes së problemit të madh me përgjimet masive joligjore në vend dhe në rivendosjen në dialogut politik.

“Ekipi i mandatuar politikisht nga Komisioni Evropian, dhe i plotësuar me ekspert ligjor dhe hetues, në bashkëpunim me autoritet vendore duhet të kontribuojnë në vendosjen e dialogut politik në vend dhe në zbardhjen ligjore të aferës duke përfituar besimin e të gjitha palëve të përfshira”, theksohet në kumtesën e BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që dialogu politik duhet të vendoset sa më parë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar ndërsa zgjidhja e situatës duhet të jetë rezultat i vullnetit konstruktiv të partive politike në vend nëpërmjet të dialogut të mirëfilltë.

“Kjo çështje duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të gjitha partitë të rikthejnë fokusin në prioritetin e vendit, integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Këtë e presin qytetarët tanë dhe BDI-ja punon në këtë drejtim”, thuhet me tej në kumtesë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *