Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në Sellcë: Nuk na dridhet qerpiku

Ahmeti në Sellcë: Nuk na dridhet qerpiku

Tetovë, 14 Mars – Me rastin e 14 vjetorit të UÇK-së – Brigada 112 “Mujdin Aliu” në fshatin Sellcë të Tetovës në manifestim tradicional “Pranvera e Dinjitetit”, Ahmeti tha se nuk na dridhet qerpiku aspak, i përkujtojmë të gjithë ato që mendojnë apo planifikojnë se ky vend ka mbet pa Zot e kanë gabim.

Për 14 vite me radhë në fshatin Sellcë sot është mbajturë manifestimi “Pranvrea e Dinjitetit” për të kujtuarë dëshmorët e rën gjat konfliktit të vitit 2001 dhe fillimin e konfliktit në malsin e Tetovës.

Në këtë manifestim tradicional kanë qenë të pranishëm krerët më të lartë politikë dhe komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ish komandati i brigadës 112 “Mujdin Aliu” z. Hazbi Lika tha se shqiptarët edhe më tutje duhet të jenë të bashkuar. Ai kërkoi një unitet mes shqiptarëve, njofton Televizioni Koha.

Ndërsa në emër të shoqatës së veteranëve të luftës foli Rafis Aliti i cili tha se marrëveshje e Ohërit akoma nuk është implemetuarë dhe se e njeta duhet që të implementohët në të ardhmen, njofton Televizioni Koha.

Ish udhëheqësi politik i UÇK-së z. Ali Ahmeti tha se akoma ka djem të cilët janë në gjendje që të mbrojnë këto troje por ne kemi zgjedhurë një rrugë tjetër dhe nuk nuk na trembet qerpiku fare.

“I përkujtojmë të gjithë atyre që mendojnë apo planifikojnë se ky vend ka mbet pa Zot e kanë gabim. Nuk ka akoma djem të sakrificës e kanë gabim , por ne jemi për caktuar dhe mbetemi forcërisht të përkushtuar që gjërat ti zgjedhim për se mbari që gjërat të shkojnë në dobi të të gjithë ato që jetojnë në këto hapësira, jemi të gjithë dëshmitar për të gjitha zhvillimet, kemi ditur që të gjitha kohërat ti menaxhojmë e të punojmë” u shpreh Ali Ahemti sot në Sellcë të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Fjalë përshëndetëse ka pasurë edhe Xhelal Gashi kryetar i këshillit komunal të Kaçanikut, ndërsa këngëtarja Violeta Kukaj dhe ansambli Jehona e Malisisë së Sharrit e kanë pasuruarë këtë manifestim me këngë dhe valle. Në fund të këtij manifestimi është bërë edhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në kalan e fshatit Sellc. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *