Home / Lajme / Maqedoni / AHMETI: Si kam folur në Shipkovicë kam folur edhe në Reçicë, Shkup, Uashington e Bruksel

AHMETI: Si kam folur në Shipkovicë kam folur edhe në Reçicë, Shkup, Uashington e Bruksel

28 Mars – Bdi sot mbajti kongresin tematik, mohon zërat për bashkpunim te fshehtë me Vmron apo Lsdm.

Më pas kreu i BDI-së tha se kërkuam monitorim ndërkombëtar nga ekspertë ligjor dhe hetuesisë, dhe kështu asgjë të mos mbetet engimatike.

“Le të del në shesh çdo bisedë e ime, po edhe për BDI-në. Unë nuk bëj politikë me standarde të dyfishta, si mendoj ashtu edhe flas, si kam folur në Shipkovicë kam folur edhe në Reçicë, por edhe në Shkup, Uashington e Bruksel. Agjendë tjetër nuk kemi”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij.

Ai mohoi për bashkëpunime të fshehta, me LSDM-në apo VMRO-në.

“Jo, asnjëherë nuk kemi punuar ndryshe, pasi për ne partner strategjik e kemi popullin”, ka thënë Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *