Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Ambasadorin Turk

Ahmeti takon Ambasadorin Turk

24 mars-
Kryetari Ahmeti theksoi gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit me autoritet turke në drejtim të zmadhimit të shkëmbimit tregëtar, bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve turke në veçanti në pjesën veriperendimore të Maqedonisë.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti,, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, z. Ömür Şölendil, Ambasador i Republikës së Turqisë.

Në takimin e tyre njohës, Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Şölendil diskutuan rreth bashkëpunimit bilateral midis Maqedonisë dhe Turqisë si dhe shkëmbyen opinione rreth situatës politikë në vend dhe në rajon.

Turqia është mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe për këtë, Kryetari Ahmeti falëmnderoi Ambasadorin Turk për angazhimin e Ankaras për të ardhmën EuroAtlantike të Shkupit.

Kryetari Ahmeti theksoi gatishmërinë për intensifikim të bashkëpunimit me autoritet turke në drejtim të zmadhimit të shkëmbimit tregëtar, bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve turke në veçanti në pjesën veriperendimore të Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është në nivel të kënaqshëm dhe konstatuam se ka nevojë për avancim edhe të mëtejmë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *