Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti – Uron mesuesit me rastin e 7 Marsit

Ali Ahmeti – Uron mesuesit me rastin e 7 Marsit

07 Mars – Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona

Të nderuar mësues,

Kam nderin e veçantë që, me respektin më të madh për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm ndër vite, t’ju uroj Ditën e Mësuesit dhe të zotohem para jush që nuk do të ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për ta avancuar arsimin në gjuhën shqipe.

Cilësia në arsim, respekti për mësuesin bashkë me krijimin e kushteve më të mira në infrastrukturën shkollore kanë qenë dhe do të mbetën prioritete tona dhe udhërëfyes në veprimet tona.

Me të drejtë mendja e ndritur e kombit tonë, Sami Frashëri, ka thënë që mendja e një kombi është arsimi, por njëkohësisht është edhe zemra dhe morali i kombit tonë.

Mësuesia gjithnjë ka zënë vend të veçantë tek une dhe të gjithë ne, sepse mësuesit tanë zhvilluan mision kombëtar e ndriçues për të cilin ju jemi mirënjohës për jetë të jetëve, por njëkohësisht paraqet edhe detyrim prioritar për ne që ta vijojmë rrugën e shtruar nga gjenerata të shumta arsimdashësish.

Me respekt,

Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *