Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori amerikan i OSBE-së reagon për ngjarjet në Maqedoni

Ambasadori amerikan i OSBE-së reagon për ngjarjet në Maqedoni

6 mars-Karakteri i këtyre çështjeve kërkon kujdes urgjent nga autoritet e Maqedonisë – qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak” deklaroi Baer në deklaratën e cila u publikua edhe në tuiter profilin e misionit amerikan. Në deklaratën e tij shtohet se liderët politikë në Maqedoni nga të gjitha anët munden të kërkojnë këshillë dhe mbështetje nga misioni i OSBE-së.

Ambasadori amerikan në OSBE Daniel Baer shprehu shqetësim nga ngjarjet politike në Maqedoni.

“Vërejmë se ka pohime serioze të cilat e venë në pyetje pavarësinë e mediave në Maqedoni, gjyqësinë dhe respektimin e të drejtave themelore demokratike të cilat Qeveria është e obliguar t’i mbrojë. Jemi të shqetësuar nga ndikimi i Qeverisë ndaj mbulimit medial të situatës aktuale dhe se kjo mund ta pengojë debatin për çështje nga interesi publik. Karakteri i këtyre çështjeve kërkon kujdes urgjent nga autoritet e Maqedonisë – qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak” deklaroi Baer në deklaratën e cila u publikua edhe në tuiter profilin e misionit amerikan. Në deklaratën e tij shtohet se liderët politikë në Maqedoni nga të gjitha anët munden të kërkojnë këshillë dhe mbështetje nga misioni i OSBE-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *