Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i ri amerikan Baily takoi kreun e PDSH-së në Tetovë (VIDEO)

Ambasadori i ri amerikan Baily takoi kreun e PDSH-së në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 mars – Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, pasi që integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në vend, Xhes Bejli.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike, për proceset integruese, për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe u shkëmbyen mendime për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Fillimisht Kryetari Thaçi e uroi ambasadorin Bejli për emërimin e tij si Ambasador i SHBA-ve në Maqedoni, duke potencuar se bashkëpunimi i mirë në mes PDSH-së dhe Ambasadës së SHBA-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi vlerësoi se me situatën e krijuar dhe me bllokimin e procesit integrues, gjendja në Maqedoni po bëhet më e vështirë, andaj duhet të jemi shumë të përgjegjshëm të gjithë.

Kryetari Thaçi po ashtu e njoftoi ambasadorin se liderët e PDSH-së qysh prej viteve 93 kanë qenë të ndjekur, të përgjuar dhe se asnjë individ për këto përgjime nuk ka dalë para drejtësisë, andaj ngritja e një komisioni hetimor parlamentar me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtarë ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti 93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten, transmeton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi më tej theksoi rëndësinë e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, që nënkupton edhe gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë, pasi që integrimi në strukturat euro-atlantike do të siguron stabilitet dhe zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike dhe institucionale është te rikthimi i dialogu të mirëfilltë politik mes forcave kryesore në vend, njofton Televizioni Koha.

Kryetari Thaçi gjithashtu siguroi bashkëbiseduesit se Partia Demokratike Shqiptare me politikën e saj të përgjegjshme do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *