Home / Lajme / Maqedoni / Angellov kërkon dorëheqjen e Jankullovkskës

Angellov kërkon dorëheqjen e Jankullovkskës

Shkup, 19 Mars – Jankullovska duhet të tërhiqet nga funksioni ministre e punëve të Brendshme dhe unë i garantojë sigurinë, nuk do ti mungojë asnjë qime floku, vetëm le të largohet”, deklaroi Stojançe Angellov, kreu i “Dinjiteti”.

Kreu i “Dinjitetit” Stojançe Angellov, kërkon dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak të siç thotë, zgjedhjeve jo legjitime përmes të cilave ka ardhur në funksion si dhe neglizhencës ndaj branitellave dhe invalidëve të luftës. Angellov para dikasterit të brendshëm, prezantoi një invalid lufte i cili po paditet nga shteti për pasurim të paligjshëm, pasi ka marrë kompensim jo material gjatë plagosjes në një operacion ushtarak.

“E them në mënyrë kategorike se madje veteranët e UÇK-së kanë më shumë respekt për neve, bratinellat maqedonas, invalidët e luftës si unë dhe Mitko se sa Gordana Jankullovska. Vërtetë dikush duhet të jetë jo njeri, për të ngritur padi ndaj këtyre njerëzve që e kanë humbur shëndetin në mbrojtje të atdheut. Dorëheqjen e kërkojmë edhe për shkak të zgjedhjeve jo legjitime. Jankullovska duhet të tërhiqet nga funksioni ministre e punëve të Brendshme dhe unë i garantojë sigurinë, nuk do ti mungojë asnjë qime floku, vetëm le të largohet”, deklaroi Stojançe Angellov, kreu i “Dinjiteti”.

Invalidi i luftës Mitko Mitevski akuzoi për selektivitet, pasi shumica e procedurave gjyqësore ndaj branitellave me vendim qeveritar, para disa vitesh janë ndërprerë, por për të dhe disa shokë të tjerë vazhdojnë të vine paditë e Jankullovskës.

Ndryshe Angellov edhe sonte me përkrahësit e tij do protestojnë para RTVM-së. Kërkesa e tyre është informimi i drejtë i qytetarëve dhe publikimi i bombave të opozitës.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *