Home / Lajme / Maqedoni / Arifi takon ambasadorin amerikan Bejli (VIDEO)

Arifi takon ambasadorin amerikan Bejli (VIDEO)

Tetovë, 19, mars – Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ka pritur në një takim Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni Xhes Bejli.

Pas takimit Arifi tha se ne tash kemi nja bashkëpunim me ambasadën amerikane dhe ky takim kishte si qëllim që të njihemi dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në shumë sfera.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë në shumë sfera me ambasadën e SHBA-ve dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në mes komunës së Tetovës dhe ambasadës së Amerikës. Bashkëpunimi me ambasadat e huja në vend është i rëndësishëm që komuna të jetë në nivel të shërbimit të qytetarëve të saj”, ka thënë Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu gjatë qëndrimit në Tetovë ambasadori Amerikan Xhes Bejli ka qëndruar edhe në këndin amerikan në Tetovë ku është njohur me punën e këtij këndi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *