Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet një marrëveshje tjetër midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës

Arrihet një marrëveshje tjetër midis Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës

16 mars-Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur, duke theksuar se pika kyçe e saj është se hiqen dënimet për mësimdhënësit sa i përket testeve eksterne.

Ministria e Arsimit dhe Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) në Maqedoni kanë arritur një marrëveshje të re si pjesë e marrëveshjes së kaluar, me të cilën u ndërpre edhe greva masive në arsim.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur, duke theksuar se pika kyçe e saj është se hiqen dënimet për mësimdhënësit sa i përket testeve eksterne.

Ja pikat e marrëveshjes së arritur:

M A R R Ë V E S H J E

1. Vlerësimi i mësimdhënësve në bazë të suksesit të notimit ekstern të nxënësve

– rezultatet e verifikimit të notimit ekstern të suksesit të nxënësve do të kenë ndikim në vlerësimin e përgjithshëm të mësimdhënësit,

– gjatë vlerësimit të arsimtarit, përpos alinesë së mëparshme, do të merren parasysh edhe rezultatet e vlerësimit integral të mësimdhënësit,

– mësimdhënësi nuk mund të gjobitet nëse gjendet në listën me shmangie më të mëdha në bazët të verifikimit ekstern të suksesit të nxënësve,

– nëse një mësimdhënës gjendet në listën me shmangie më të mëdha në raportin përfundimtar pas verifikimit ekstern të suksesit të nxënësve, atëherë i/e njëjti nuk mund të avansohet, në përputhje me Ligjin,

– për mësimdhënësitë që do të jenë me shmangie më të mëdha do të sigurohet këshillim, në përputhje me Ligjin,

– nëse mësimdhënësi është në gjysmën e parë të listës me shmangie më të vogla (në 50%-shin e parë), i/e njëjti do të shpërblehet me një rritje të rrogës bazë prej 10% për 9 muajt e ardhshëm,

– nëse mësimdhënësi për tre vjet rresht gjendet në listë, sipas alinesë së mëparshme, shpërblimin prej 10% të pagës bazë do ta mеrr deri në fund të punësimit të tij si mësimdhënës,

– MASH dhe SASHK konfirmojnë gatishmërinë e plotë që me marrëveshje të përbashkët të punojnë për zhvillimin dhe zbatimin e procesit të përgjithshëm të notimit ekstern të suksesit të nxënësve.

2. Evidenca pedagogjike

– SASHK dhe MASH bashkërisht do të bien dakord për mbajtje maksimale, gjegjësisht të nevojshme të evidencës dhe administratës pedagogjike,

– (Ditari klasik) prej letre të hiqet prej përdorimi pas 2 vitesh,

– në vitin akademik 2015/16 do të reduktohet evidenca pedagogjike në ditarin klasik (do të rregullohet me ligji nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës),

– në vitin akademik 2016/17 ditari (klasik) prej letre do të përdoret vetëm në shkolla ku nuk ekzistojnë kushte për kryerjen e e-ditarit (me Vendim të ISHA),

– në vitin akademik 2017/18 do të përdoret vetëm e-ditari,

3. Dënimet në të gjitha bazat (përveç pikës 1 të kësaj Marrëveshjeje)

– të harmonizohen dënimet për arsimin fillor dhe të mesëm në zonat ku aktiviteti është kompatibil,

– të grupohen dënimet në bazë të nivelit të peshës,

– të ulet niveli aktual i dënimit për 20%,

– gjatë shkeljes së parë dënimi ulet me 50% nga shuma tashmë e zvogëluar prej 20%, ose nga shuma aktuale të ulet me 60%,

– gjatë ndëshkimit të përsëritur me të njëjtën bazë për të njëjtin vit shkollor, shuma e dënimit rritet për 100% të shumës fillestare,

Shënim: SASHK me asrye parimi nuk merr pjesë në negocimin e kësaj pike, por të njejtën nuk e llogaritet si arsye për të mos pranuar pikat e tjera të kësaj Marrëveshjeje.

4. Rritja e rrogave

– Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojnë negociatat me SASHK për të punuar së bashku për caktimin e mundësive reale për rritje të rrogave në arsim dhe në këtë kontekst SASHK dhe MASH do të intensifikojnë negociatat për aplikimin e kualifikimeve të mësimdhënësve, të përcaktuara nga Ligji për mësimdhënësit.

5. Aspektet ligjore

– harmonizimi i ështjeve që janë pjesë e kësaj Marrëveshjeje, MASH dhe SASHK bien dakord që të njejtat të futen në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm apo të ligjeve tjera që janë subjekt i rregullimit të të njëjtëve,

– çështjet që nuk janë subjekt i rregullativës ligjore do të rregullohen me akte nën ligjore që janë përgjegjësi e Ministrit apo drejtorëve të institucioneve kompetente,

– SASHK dhe MASH janë dakord që dy alinetë/paragrafët e mëparshëm të realizohen brenda afateve kohore të mundshme që ata reciprokisht do të vendosin,

– SASHK dhe MASH bien dakord për kohën e rregullimit ligjor ose nënligjore të çështjeve të kësaj Marrëveshjeje, ato do të zbatohen në bazë të kësaj Marrëveshjeje, nga data e nënshkrimit të saj.

6. Deklarata e promovimit të partneritetit social dhe dialogut

SASHK dhe MASH bien dakord se ka hapësirë dhe vullnet të përbashkët për të rritur nivelin e dialogut social dhe për të realizuar të njejtin do të merren masa shtesë për të ruajtur kontaktet dhe dialogun e përfaqësuesve të autorizuar të të dyja palëve për të gjitha çështjet që të dy palët kanë të drejta dhe detyrime ligjore ose kolektive.

7.Kjo Marrëveshje hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *