Home / Lajme / Botë / Avioni gjerman rrëzohet në Francë, 148 viktima.

Avioni gjerman rrëzohet në Francë, 148 viktima.

24 mars-Ka zëra se avioni i ‘GermanWings’, i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas ‘France Info’, avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t’u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër.

Një avion pasagjerësh që fluturonte mes Barcelonës dhe Duseldorfit është rrëzuar në Francë, duke shkaktuar vdekjen e 148 personave që ishin në bord. Avioni “Airbus A320”, i kompanisë “GermanWings”, është rrëzuar në Alpet në jug të Francës, teksa transportonte 142 pasagjerë, ndërsa kishte në bord 2 pilotë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Presidenti francez, Françoise Hollande, nëpërmjet një fjalimi në televizionin shtetëror, ka njoftuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga ky aksident tragjik dhe se mes viktimave ka shumë shtetas gjermanë.

Ka zëra se avioni i ‘GermanWings’, i rrëzuar në jug të Francës, po udhëtonte shumë ulët. Sipas ‘France Info’, avioni është përplasur në kuotën e 1800 metrave, ndërkohë që lartësia e malit ku është rrëzuar arrin në 3 mijë metra.Vendi i aksidentit është i vështirë për t’u mbërritur, pasi është një zonë me terren të ashpër. Sipas ministrisë së Brendshme franceze, operacioni i ndërhyrjes së shpejtë do të zhvillohet në kushte tepër të rrezikshme.

‘Le Figaro’ njofton se avioni u zhduk nga radarët rreth orës 11:20, ndërsa deri në atë moment lokalizohej në zonën e Barcelonnette.

Dy helikopterë të xhandarmërisë franceze kanë konfirmuar se kanë gjetur avionin në zonën e Prads-Haute-Ble’one, zonë mes Digne-les-Bains dhe Barcelonnette, bën të ditur radio Europa 1.
/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *