Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon të jetë pjesë e dialogut VMRO-LSDM, që do të zhvillohet me mbikëqyrje ndërkombëtare

BDI kërkon të jetë pjesë e dialogut VMRO-LSDM, që do të zhvillohet me mbikëqyrje ndërkombëtare

26 Mars – Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi tha se situata politike duhet të ndiqet me urtësi dhe mençuri dhe se kongresit do ti do i propozohet që edhe BDI-ja të jetë pjesë e dialogut me mbikëqyrje ndërkombëtarëve.

ëshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim e mbajti mbledhjen e dytë në përbërjen e re dhe të parën në qytetin e Gostivarit.

Në këtë mbledhje u bisedua për organizimin e Kongresit tematik që do e mbaje BDI me 28 dhe 29 mars dhe pika e dytë u diskutua edhe për situatën politike në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi tha se situata politike duhet të ndiqet me urtësi dhe mençuri dhe se kongresit do ti do i propozohet që edhe BDI-ja të jetë pjesë e dialogut me mbikëqyrje ndërkombëtarëve.

“Për momentin është duke u diskutuar situata aktuale politike në vend, dhe sigurisht që kjo situatë është e palakueshme për vendin dhe konsiderohet që prish imazhin politik të vendit jo vetëm në nivelin ndërkombëtar por rrezikon edhe shumë aspekte të tjera në vend dhe rajon, prandaj vlerësohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim që kjo situatë duhet të ndiqet me urtësi dhe me mençuri. Kongresit do t’i propozohet që në fazën e dytë të bisedimeve BDI të jetë pjesë e dialogut që do të zhvillohet me mbikëqyrje ndërkombëtare”, tha Ademi.

Për sa i takon organizimit të Kongresit tematik, u vlerësua lartë organizimi i këtij kongresi që rrallë parti e organizojnë madje edhe në rajon

“Në pikën e parë u miratuan të gjitha materialet dhe aspektet e tjera që kanë të bëjnë me organizimin e kongresit tematik. Sigurisht se u vlerësuar lartë organizimi i këtij kongresi në këtë situatë, por gjithashtu edhe marrja e përgjegjësive nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Në kongres do të marrin pjesë edhe ekspertë ose do të thosha personalitete të shquara botërore të cilët e njohin situatën politike në vend por edhe në rajon. Tema e dytë është qeverisja e mirë, marrëveshja e Ohrit dhe demokracia konsensuale, ku gjithashtu do të diskutojnë ekspertë ndërkombëtarë dhe të vendit. Tema e tretë që do të zhvillohet në ditën e dytë të kongresit është zhvillimi ekonomik dhe mundësitë e barabarta, ku po ashtu do të kemi ekspertë ndërkombëtar. Me punimet e veta do të paraqiten edhe kryetarët e tre dhomave ekonomike të Maqedonisë. Në pjesën e fundit do të jetë seanca e mbyllur ku do të diskutojnë delegatët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Do të orientojmë një dokument apo rezolutë për orientimin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim”, deklaroi Abdilaqim Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm miratuan edhe propozimin e kryetarit Ali Ahmeti që në Nikolas Bigman të shpallet anëtar nderi i BDI-së duke e vlerësuan lartë kontributin e Bigmanit gjatë themelimit të kësaj partie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *