Home / Lajme / Maqedoni / BDI: me date 28 dhe 29 Mars- Kongres tematik

BDI: me date 28 dhe 29 Mars- Kongres tematik

03 Mars – Kryetari i BDIsë Ahmeti ka përcaktuar datat 28 dhe 29 mars të këtij viti për mbajtjen e kongresit tematik.
Punimet e Kongresit do të zhvillohen gjatë dy ditëve

Të nderuar, më poshtë ju sjellim fjalën integrale të Artan Grubit, Shef i Kabinetit të Kryetarit Ahmeti, nga pres konferenca e sotme mbi Kongresim Tematik të BDIsë.
Më 5 qershor te vitit te kaluar, Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilloi punimet e Kongresit të tretë zgjedhor në të cilin u zgjodhën organet udhëheqëse të partisë.

Në këtë Kongres, delegatët gjithashtu vendosën që në fund të vitit të kaluar ose ne fillim të këtij viti të mbahet edhe kongres tematik në formën e një konferencë të gjërë programore ku do të diskutohet mbi programin politik në dekadën para nesh.

Duke respektuar vullnetin unanim të delegatëve si dhe vendimin e Kongresit të tretë zgjedhor, Kryetari i BDIsë Ahmeti ka përcaktuar datat 28 dhe 29 mars të këtij viti për mbajtjen e kongresit tematik.
Punimet e Kongresit do të zhvillohen gjatë dy ditëve dhe delegatët do të kanë mundësinë të ndjekin prezentimet e mysafirëve në tre panele plotësuese të punimeve të Kongresit.

Këto panele do të trajtojnë:

1) Integrimet EuroAtlantike dhe fqinjësinë e mirë

2) Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale

3) Zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale

4) Kongresi tematik – Konkluzione

Paneli i parë do të trajtoj çështjet integruese EuroAtlantike si dhe marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa pjesëmarrjen e tyre si prezentues e kanë konfirmuar tashmë ish diplomati amerikan, Daniel Serwer, ish Ambasadori i NATOsë Hansjorg Eiff, ish Ambasadori i BEsë Erwan Fouere, ish Ambasadori grek në Shkup dhe Uashington, Alexandros Malias. Gjithashtu jemi në pritje edhe të konfirmimeve tjera nga mysafir të lartë nga komuniteti ndërkombëtar.

BDI gjithashtu do të ftoj opinionbërësit dhe figurat publike respektive që kanë interes nga fusha e trajtuar në këtë panel, por edhe në panelet e tjera.
Informacione mbi dy panelet tjera si dhe mbi punët e Kongresit do të merrni ditëve në vijim nga përfaqësues të tjerë të BDIsë.

Me respekt,

Bashkimi Demokratik për Integrim

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *