Home / Lajme / Maqedoni / BDI prezanton Imazhin viziv dhe moton e Kongresit Tematik

BDI prezanton Imazhin viziv dhe moton e Kongresit Tematik

17 mars-Delegatët e Kongresit Tematik nga të gjitha degët e subjektit të BDI-së do të kenë mudësi që të ndjekin prezentimet e ish-diplomatëve të lartë gjatë punimeve të tre paneleve plotësuese të Kongresit Tematik e që do të trajtojnë temat e integrimeve euroatlantike dhe fqinjësisë së mirë, qeverisjës së mirë dhe demokracisë konsensuale si dhe zhvillimet ekonomik dhe mundësive të barabarta.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media, njofton për imazhin viziv dhe moton e Kongresit Tematik që do të mbahet më 28 dhe 29 mars 2015 në hotelin “Holiday inn” në Shkup.
Motoja, siç thuhet në kumtesën e BDI-së, e cila do të përcjell punimet e Kongresit Tematik është vazhdimësi e politikave të BDI-së që nga themelimi deri më sot dhe, siç shtohet më tej, simbolizon njësinë e BDI-së me popullin gjatë gjithë veprimtarisë politike dhe kombëtare : Delegatët do t’i zhvillojnë punimet të unifikuar rreth motos: BASHKË…
Kontributet profesionale mbi imazhin viziv janë realizuar nga artisti, Zeni Ballazhi nga Kërçova.
Zeni Ballazhi, njihet si autori i llogos zyrtare të shënimit të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ditës së Flamurit Kombëtar. Ballazhi ka kryer studimet në Akademinë e Arteve Vizuale në Tiranë (Shqipëri), gjatë viteve 1993-1998, ndërsa studimet Master i ka kryer në Fakultetin e Arteve të Prishtinës (Kosovë) në periudhën 1998-2000. Pas studimeve ka kryer kurs specializimi në Artet Vizuale në “Oslo National College of the Arts”, “ONCA” në Norvegji (2000).
Delegatët e Kongresit Tematik nga të gjitha degët e subjektit të BDI-së do të kenë mudësi që të ndjekin prezentimet e ish-diplomatëve të lartë gjatë punimeve të tre paneleve plotësuese të Kongresit Tematik e që do të trajtojnë temat e integrimeve euroatlantike dhe fqinjësisë së mirë, qeverisjës së mirë dhe demokracisë konsensuale si dhe zhvillimet ekonomik dhe mundësive të barabarta.
Ndër mysafirët e lartë të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë: Daniel Server, Pitër Feith, Aleksandros Malias, Eruan Fuere, Erhard Busek dhe të tjerë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *