Home / Lajme / Maqedoni / BE akoma si përgjigjet Prokurorisë së Shkupit

BE akoma si përgjigjet Prokurorisë së Shkupit

17 mars-Prokuroria Publike e Maqedonisë përmes një letre kërkoi nga BE dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë për t`u përfshirë në procesin e hetimeve për rastin “Puç” dhe përgjimet e publikuara nga ana e opozitës

Bashkimi Evropian akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Maqedonisë për dërgimin e ekspertëve evropian.

Siç mësohet nga burime të Prokuroris, BE akoma nuk ka dhënë ndonjë përgjigje apo koment lidhur me kërkesën e Prokurorisë Publike të Maqedonisë për dërgimin e ekspertëve për çështje juridike.

Prokuroria Publike e Maqedonisë përmes një letre kërkoi nga BE dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë për t`u përfshirë në procesin e hetimeve për rastin “Puç” dhe përgjimet e publikuara nga ana e opozitës.

Prokuroria ka bërë të ditur se është në pritje të përgjigjes nga Brukseli dhe se jo zyrtarisht mësohet se ekspertët evropian do të kenë qasje në dëshmitë dhe materialet e tjera të sigurisë së lartë. Prokuroria në arsyetimin e saj ka theksuar se ekspertët janë ftuar për të pasur qasje në lëndët që do të shqyrtohen dhe të cilat janë shkaktare të tensionimit të krizës politike dhe se përmes këtij procesi do të ketë një transparencë të plotë dhe do të shmangen dyshimet rreth objektivitetit të institucioneve. (

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *