Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Zgjidhje politike dhe e drejtë

Besimi: Zgjidhje politike dhe e drejtë

11 mars-Për zgjidhjen e situatës nevojitt qasje tredimensionale – politike, juridike dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, ndërsa që Maqedonia të dalë me sukses nga kjo gjendje, duhet të tregojë përcaktim të qartë se mbetet në rrugën evropiane me të gjitha vlerat dhe standardet”, konsideron Besimi.

Gjendja është komplekse dhe e ndërlikuar, mjafton t’i dëgjojmë porositë nga partnerët tanë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ajo që është me rëndësi dhe është në situata komplekse, të mbetemi seriozë dhe fuqishëm të përcaktuar në qëllimin tonë – perspektivën euroatlantike, deklaroi sot zëvendëskryeminsitri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Për zgjidhjen e situatës nevojitt qasje tredimensionale – politike, juridike dhe me mbështetje të faktorit ndërkombëtar, ndërsa që Maqedonia të dalë me sukses nga kjo gjendje, duhet të tregojë përcaktim të qartë se mbetet në rrugën evropiane me të gjitha vlerat dhe standardet”, konsideron Besimi.
Sipas tij, e njejta vlen edhe për raportin nga Brukseli dhe paralajmërimin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini për angazhman të rritur të BE-së në gjendjen në Maqedoni. Si do të nihmonte saktësisht Brukseli, për momentin nuk është e definuar. Por, shton, duk pasur parasysh izitën e Hanit dhe të deklartve për mbështetje në këtë[ situatë, nënvizoi, n duht të qëndrojmë në drejtimin tonë, e ai është integimet evropiane dhe Maqedonia të japë konfirmim se me të vërtetë është e interesuar për BE dhe punon në instalimin e vlerave të cilat i pret BE-ja.
Përndryshe, SÇE, si koordinues i procesit pë eurointegrime, sot e organizon debatin e parë nga cikli “BE bisedime”. Debati është titulluar “BE mbetet prioriteti ynë”, ndërsa marrin pjesë përfaqësues të sektorit qytetar dhe komuniteti akademik.
“Duke pasur parasysh të gjitha ngjarjet, konsiderojmë se kjo temë është e mirë për fillimin e ciklit të debateve sepse BE-ja është pioitet që e presin qytetarët”, tha Besimi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *