Home / Lajme / Maqedoni / ‘Bomba” e 7-të e opozitës flet për parregullsitë zgjedhore

‘Bomba” e 7-të e opozitës flet për parregullsitë zgjedhore

6 mars-
“BOMBA” e radhës e opozitës do të publikohet të martën, ku sipas Zaevit, do të shpalosen shkejet më kulmuese të procesit të zgjedhjeve të kaluara. Zaev ka zgjedhur një shfaqje publike në Sallën Universale.

Kreu i opozitës Zoran Zaev, shpalosi sot bombën e 7, duke prezantuar shkeljet më të rënda gjatë zgjedhjeve. Në fokus të tyre, ishin kryesisht mashtrimet me banorët e Pustecit, në komunën qendër. Në bombën e radhës të liderit të opozitës Zoran Zaev, dëgjohen zyrtarë të lartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE që vërtetojnë fenomenin. Të vetëdijshëm për rrezikun nga kjo dukuri, ata kanë organizuar nga 150 banorë në një adresë. Me bisedat e tyre ata vërtetojnë se si e kanë tejkaluar këtë situatë pas zbulimit nga ana e mediave.

Në bisedat e radhës dëgjohet se si kryeministri Gruevski u bën presione kompanive me qëllim që të fitojë mbështetjen e tyre në zgjedhje. Gjithashtu se si pushteti i detyron inspektorët e UJP-së që të caktojnë gjoba prej 4 mijë eurosh dyqaneve. Në këto biseda dëgjohet se si edhe Ministri i transportit Mile Janakievski i shpërdor organet që ka nën udhëheqje duke kërcënuar me heqje licencash ata që nuk do të mbështesin VMRO-në.

Lideri i opozitës Zaev gjithashtu zbardhi edhe disa biseda telefonike ku qartë mund të dëgjohej se si Ministri Mile Janakievski merret vesh me ish ministrin e Bujqësisë Lupço Dimovski që nga qytetarë të ndryshëm të marrin garanci të forta për votim ndaj VMRO-DPMNE-së. Në këtë bllok bisedash telefonike, Janakievski mund të dëgjohej edhe si kërkon që të kërcënohen bizneset vendase me marrje licencash.

Gjatë bisedës së radhës përsëri protagonistë janë ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe Ministri i Transporit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Gjatë bisedimeve mund të dëgjohet gjuhë e urrejtjes ndaj romëve si dhe presioni që u bëhet atyre si njerëz që vijnë nga shtresë e rrezikuar sociale. Dëgjohen komente si jepuni miell, apo diçka tjetër të imët që ti nxjerrin ato në votime për VMRO-DPMNE-në. Jankullovska dhe Janakievski kërkojnë fletë garanci se personat ndaj të cilëve është bërë presion do të votojnë për VMRO-DPMNE-në.

Në bisedën që pason do të dëgjoni presione drejtë të punësuarve në Komunën Qendër, të cilat nuk I takojnë subjektit VMRO. Gjithashtu, do t’i dëgjoni edhe presionet e ministrit për transport dhe lidhje, Mile Janakievski ndaj të punësuarve në arsim, si dhe bashkëbisedimin e Irena Mishevës me ministrin Janakievski.

Në deklaratat e radhës, nënvizohen lidhjet e qeverisë me mediat. Ndërhyrja e pushtetit shkon deri aty sa të kërkohet edhe heqje emisioni, në kanal 5, gjoja si emision me defekte, apo edhe deri në ndërprerje të rrymës. Në biseda dëgjohet Protugeri me Emil Stojmenovin, dhe pastaj ndërhyrje edhe për programin në MTV. Edhe në kolazh, nuk mungojnë përgjimet me protagonist Llatasin.

Në prezantimin e radhës dëgjohen bisedat mes kryeministrit Gruevski dhe ministrit Janakievski të cilët merren vesh që të këtë rivotim në ato vendvotime ku ata kanë shënuar humbje. Ata merren vesh që në ato vendvotime të ketë shtim të numrit të votave të pavlefshme. Po ashtu në bisedat mes tyre pranohet edhe humbja e zgjedhjeve në Kumanovë.

Gjatë bisedës së fundit për sot të publikuar nga opozita dëgjohet se si Ministri i Transportit Mile Janakievski kërkon bllokimin e një numri telefoni nga një anëtare partie të punësuar në Bordin e Drejtorëve të operatorit T-Mobile. Këtu paraqitet edhe ministrja e Brendshme Jankullovska e cila pranon se MPB-ja është shndërruar në shtab partie të VMRO-së. Nuk lihet anash as ish ministri i arsimit Spiro Ristovski të cilit i kërkohet mobilizim i njerëzve.

“BOMBA” e radhës e opozitës do të publikohet të martën, ku sipas Zaevit, do të shpalosen shkejet më kulmuese të procesit të zgjedhjeve të kaluara. Zaev ka zgjedhur një shfaqje publike në Sallën Universale. Në pyetjet e gazetarëve, Zaev deklaroi se do të publikohen edhe të dhëna për rastin “Monstra”. Ai tha se vetë qytetarët do e kuptojnë çfarë ndodhi me rastin, falë argumenteve që posedon opozita.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *