Home / Lajme / Maqedoni / “Bombat” tregojnë se partia në pushtet likuidoi ish ushtarët e UÇK-së

“Bombat” tregojnë se partia në pushtet likuidoi ish ushtarët e UÇK-së

12 mars-Ai kërkon nga partia në pushtet të distancohet nga veprimet e Musa Xhaferit, sepse nëse nuk e bën këtë, atëherë në mënyrë direkte pranon se ka qenë në dijeni për kontaktet e tij me shërbimet sekrete. Pas kësaj bombe, ai është i bindur se partia në pushtet qëndron edhe pas likuidime të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nga Gostivari, Servet Jusufi shprehet i zhgënjyer pas publikimit të bombës së tetë nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Realisht mendoj se zhvillimet politike nxjerrin në pah një bashkëpunim të strukturave për të cilat deri dje mendonim se janë në shërbim të popullit, por tani shihet se ata kanë dëmtuar popullin dhe shqiptarët.

Nuk ka arsye të bashkëpunohet me njerëz të shërbimeve sekrete, por bashkëpunimi duhet të jetë korrekt dhe transparent mes partive.

Shihet se ato kërkojnë shërbime nga Mijallkovi dhe dihet se ato kanë një çmim.

Nuk mund të kërkosh shërbim nga shërbimet sekrete dhe të mos ofrosh ndonjë kundërshërbim”, thotë për “Lajm”, Jusufi. Ai kërkon nga partia në pushtet të distancohet nga veprimet e Musa Xhaferit, sepse nëse nuk e bën këtë, atëherë në mënyrë direkte pranon se ka qenë në dijeni për kontaktet e tij me shërbimet sekrete. Pas kësaj bombe, ai është i bindur se partia në pushtet qëndron edhe pas likuidime të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

“Si ish ushtar ndjej zhgënjim nga devijimi i idealeve kombëtare, nga përfaqësues të luftës, që kanë shkelur mbi gjakun dhe sakrificat e popullit për realizimin e interesave të tyre, pse mos të them edhe kriminele. Sa i përket dyshimit të involvimit të njerëzve në likuidimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së, mendoj se derisa shteti nuk ka zbardhur asnjë rast deri tani, absolutisht është përgjegjës, e kjo përgjegjësi bie edhe mbi subjektin shqiptar që participon në qeveri. Për momentin nuk kemi të bëjmë me një garë politike, por me një proces që nxjerr në pah, krimin dhe tradhtinë që i është bë luftës dhe idealit të heronjve që dhanë jetën për një të ardhme më të mirë.

Me këto zhvillime nxirren në pah edhe manipulimi zgjedhor, i treshit që ka funksionuar Thaçi-Mijallkov- Xhaferi, por edhe në eliminimin e disa figurave kombëtare, si Rufi Osmani nga këto procese dhe largimin e tij nga procesi politik”, thekson Jusufi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *