Home / Lajme / Maqedoni / Brifing diplomatik për Iniciativën rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI

Brifing diplomatik për Iniciativën rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI

10 mars-Brifingu organizohet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me MARRI-n, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare të pranishme në rajon, si dhe të institucioneve të cilët kanë ingerenca në sferën e migrimeve.

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet brifing diplomatik për aktivitetet e Iniciativës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI.

Brifingu organizohet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me MARRI-n, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare të pranishme në rajon, si dhe të institucioneve të cilët kanë ingerenca në sferën e migrimeve.

Është paraparë, njofton MPB-ja, fjalim të kenë ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ambasadori Jon Ivanovski, në cilësinë e Koordinatorit kombëtar dhe Tërpe Stojanovski, drejtor i Qendrës rajonale MARRI.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *