Home / Lajme / Maqedoni / Bundestagu gjerman për krizën politike në Maqedoni

Bundestagu gjerman për krizën politike në Maqedoni

4 mars-Lidhur me këtë çështje do të diskutojë dhe udhëheq mbledhjen, përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin, Ernst Rajhell, i cili ka marrë për detyrë zgjidhjen e problemit të ngecjeve të Maqedonisë në planin e evrointegrimeve.

Komisioni për punë të jashtme në Bundestagun Gjerman sot do të debatojë me dyer të mbyllura për krizën e thelluar politike në Maqedoni.

Siç mësohet zhvillimet në Maqedoni pas shpërthimit të aferës së përgjimeve dhe procesit të ngritur gjyqësor “Puç” kundër liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev kanë nxitur vëmendjen e autoriteteve gjermane.

Këto zhvillime janë paraparë të jenë si pikë e dytë e rendit të ditës të punës së komisionit për politika të jashtme të Bundestagut gjerman.

Lidhur me këtë çështje do të diskutojë dhe udhëheq mbledhjen, përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin, Ernst Rajhell, i cili ka marrë për detyrë zgjidhjen e problemit të ngecjeve të Maqedonisë në planin e evrointegrimeve.

Në Bundestagun gjerman ndodhë që rrallë herë të shtrohen në agjendë çështje që kanë të bëjnë me vende të tjera, sidomos sa i përket zhvillimeve të brendshme politike.

Rajhell është njohës i mirë i situatës në Maqedoni dhe se ai më 10 shkurt ishte për vizitë në Shkup, ku është informuar për të gjitha detajet e krizës politike, pas shpërthimit të aferës së përgjimeve

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *