Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë bisedoi Mijallkovi me Xhaferrin dhe Thaçin

Çfarë bisedoi Mijallkovi me Xhaferrin dhe Thaçin

11 mars-Në bisedën midis Mijallkov dhe Xhaferrit dëgjohet se si ata bisedojnë për të vendosur kontroll mbi Gjykatën Administrative dhe ku si çështje e ngritur është një gjykatëse. Ata në këtë bisedë caktojnë një takim ku do të bisedojnë për çështjet midis tyre.

Në kundër të materialeve të tjera të përgjuara dëgjohet edhe biseda midis shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov me zëvendëskryeministrin dhe zyrtarin e lartë të BDI-së, Musa Xhaferri dhe me kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi.

Në bisedën midis Mijallkov dhe Xhaferrit dëgjohet se si ata bisedojnë për të vendosur kontroll mbi Gjykatën Administrative dhe ku si çështje e ngritur është një gjykatëse. Ata në këtë bisedë caktojnë një takim ku do të bisedojnë për çështjet midis tyre.

“Duhet të takohem me Abdulaqim Ademin dhe të shohim pastaj”, thotë zëri i Xhaferit, duke kërkuar një shërbim prej Mijallkovit në Gjykatë Administrative për një rast në Dollnen.

Mijalkov i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese dhe merren vesh të shihen më vonë.

Më pas u lëshua edhe një incizim për të cilin LSDM tha se është mes Menduh Thaçit dhe Mijallkovit.

“Kam një kërkesë urgjente. A mund të votoni për ne në KSHZ për Strumicën”, thotë zëri i Mijallkovit.

Zëri i Thaçit i garanton se menjëherë do të rregullohet kjo punë. Më pas LSDM lëshoi incizimin e bisedës për të cilën thonë se është mes Thaçit dhe anëtarit ët KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku kërkon që Ibrahimi të votojë në favor të VMRO-DPMNE-s.

Aliu: Ja për çka kishin biseduar Thaçi dhe Mijallkov

Shefi i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu ka komentuar një nga përgjimet e publikuara ku dëgjohet shefi i shërbimit sekret DSK Sasho Mijallkov duke kërkuar nga kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi që anëtari i kësaj partie të votojë për prishjen e votimeve në Strumicë.

Ja se çfarë ka shkruar Imer Aliu në profilin lidhur me këtë:

“Jemi marr vesh per Çairin të prishet Strumica”

Anetari i PDSH-së në Komisionin zgjedhore voton PËR që të prishen zgjedhjet në Strumicë dhe për kthim PDSH-së i sigurohen dokumentet që faktojnë falsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Çair!

….bujrum ne jemi të gatshëm në çdo kohë t’i prishim zgjedhjet edhe në Sveti Nikole, Gevgeli, Vallandovë, Berovë…vetëm e vetëm që të zbulohet falsifikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Kërçovë, Tetovë, Dibër, Kumanovë, njëjt si u zbulua falsifikimi në Cair!

Betejes tonë për zbulimin falsifikimit të zgjedhjeve nga ana e BDI-së do t’i shkojmë deri në fund…deri në vdekje! “, ka shkruar Imer Aliu.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *