Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë Qeverie i nevojitet Maqedonisë për dalje nga kriza

Çfarë Qeverie i nevojitet Maqedonisë për dalje nga kriza

22 mars-
“Shpëtim i vetëm për Maqerodninë në këtë kaos, është formimi i qeverisë kalimatre në të cilën nuk do të ketë vend për manipulues, kontrabandues dhe politikanë të korruptuar”, vlerëson lideri i saj, Goran Milevski.

Kriza e thelluar politike ka nxitur debate edhe rreth modelit të qeverisë e cila do të merret me tejkalimin e saj.

Opozita maqedonase ka dhënë propozimin për qeveri kalimtare, por duke mos sqaruar se ajo do të jetë e përbërë nga ekspertë apo qeveri e përbërë nga katër partitë kryesore VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Nga partia më e madhe VMRO-DPMNE është hedhur çdo mundësi për qeveri të tillë që kërkon opozita maqedonase. Por kjo parti lë mundësinë për bashkëngjitjen e disa subjekteve tjera politike, por vetëm me kushtin që kryeministër të jetë Nikola Gruevski.

Partneri shqiptar i koalicionit qeverisës, BDI, vlerëson se është herët për qeveri kalimtare. “BDI kërkon përfshirje urgjente të ndërkombëtarëve për një proces kredibël dhe transparent në zbardhjen e aferës së përgjimeve. Sa i përket kërkesës për qeveri kalimtare, BDI vlerëson se akoma nuk është koha për një hap të tillë, pa u vendosur dialogu i mirëfilltë mes partive politike dhe ende pa u angazhuar komuniteti ndërkombëtar , si ndërmjetësues në këtë process”, thuhet në qëndrimin e BDI-së.

PDSH ditëve të fundit ishte përfshirë në debate rreth përfshirjes së saj në qeverinë aktuale të VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Por lidhur me këtë çështje dolën shumë kontradikta dhe se kryetari i kësaj partie në një takim me gazetarët ka theksuar se nuk është duke biseduar për hyrje në Qeveri, por është duke biseduar rreth kërkesave reale të shqiptarëve me partinë e Gruevskit. Thaçi ka thënë se bisedohet për të arritur një marrëveshje rreth debllokimit të procesit integrues, por se nuk është arritur deri te pika për hyrje në Qeveri apo ndarje të posteve ministrore apo drejtorive.

Edhe partia opozitare Partia Liberal Demokrate është për një qeveri kalimtare.

“Shpëtim i vetëm për Maqerodninë në këtë kaos, është formimi i qeverisë kalimatre në të cilën nuk do të ketë vend për manipulues, kontrabandues dhe politikanë të korruptuar”, vlerëson lideri i saj, Goran Milevski.

Disa parti të vogla politike janë të mendimit për formimin e një qeveri ekspertësh, ku nuk do të përfshiheshin partitë kryesore politike.

Përveç këtyre zërave, gazetarë dhe publicistë maqedonas antiqeveritar kanë dalur me disa propozime duke nxjerrur edhe emra kryeministrash e ministrash. Në mesin e tyre përmenden edhe emra të publicistëve, diplomatëve por edhe ekspertëve shqiptarë si Abdulmenaf Bexheti, Arsim Zekolli, Izet Zeqiri, Rufi Osmani, etj. Por, edhe këto propozime janë vetëm pjesë e debateve të rrjeteve sociale.

Për ish-kryetarin veteran të Parlamentit Stojan Andov kusht i parë për formimin e qeverisë kalimtarë është dorëheqja e Gruevskit, i cili për momentin as që ka ndërmend të merr një hap të tillë thotë Andov.“ Mbetet vetëm një mundësi që ai të shkarkohet nga parlamenti, por edhe këtu ka problem real, sepse partia e tij VMRO-DPMNE, ka 62 deputetë që do të thotë se ka shumicën e duhur për të mos u votuar kundër qeverisë”, shprehet Andov.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë komentuar këto propozime rreth daljes nga kriza, por ato vazhdojnë të insistojnë në dialogun politik dhe gjetjen e një marrëveshje midis faktorëve politik në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *