Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti i VMRO-së kërkon incidente në zgjedhje

Deputeti i VMRO-së kërkon incidente në zgjedhje

18 Mars – Në audio-incizimet që i prezantoi sot LSDM-ja mund të dëgjohet biseda mes ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së Sllave Goshev.

Në audio-incizimet që i prezantoi sot LSDM-ja mund të dëgjohet biseda mes ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së Sllave Goshev.

Në këtë bisedë deputeti kërkon nga kryepolicja të “bëjnë ndonjë incident” në një qendër votimi në Strumicë gjatë kohës së votimit, përderisa ajo e këshillon të “zhduket ndonjë fletvotim”, raporton Almakos.

Goshev propozom që incidenti të bëhet në qendrën e votimit ku jetojnë kryesisht romët për shkak se atje ka patur rreth 3.000 vota, ndërsa dallimi mes VMRO-së dhe LSDM-së në këto zgjedhje ka qenë vetëm 500 vota.

Kjo bisedë sipas të gjitha gjasave rrjedh nga viti 2013 gjatë kohës së zgjedhjeve të fundit lokale në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *