Home / Lajme / Rajon / Deputeti Tom Doshi merret në mbrojtje nga policia

Deputeti Tom Doshi merret në mbrojtje nga policia

8 Mars – Deputeti Doshi pasi kishte marrë dijeni se donin ta ekzekutonin, kishte shtuar forcat e sigurisë pranë vetes dhe që nga shtatori lëvizte me “Audi”-n e blinduar.

Deputeti Tom Doshi merret në mbrojtje nga policia. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilat sqaruan ditën e djeshme për “Gazeta Shqiptare” se deputeti i Shkodrës është marrë në mbrojtje nga uniformat blu.

Nuk jepen shumë detaje sesa është numri i efektivëve që janë vënë në dispozicion të ish-deputetit socialist, por ajo që dihet me siguri është fakti se përreth Doshit janë shtuar masat e sigurisë.

Përveç rojeve private që deputeti Tom Doshi ka marrë vetë, duke nisur që nga pasditja e së premtes, rreth tij janë shtuar edhe efektivët e Policisë së Shtetit.

Burime pranë Policisë së Shtetit sqarojnë se nga vetë deputeti nuk ka pasur kërkesë zyrtare për ta marrë në mbrojtje. Të njëjtat burime sqarojnë se pas deklaratave publike të deputetit Doshi se kanë dashur ta ekzekutojnë, Policia e Shtetit e ka marrë vetë në mbrojtje atë.

Deputeti Doshi pasi kishte marrë dijeni se donin ta ekzekutonin, kishte shtuar forcat e sigurisë pranë vetes dhe që nga shtatori lëvizte me “Audi”-n e blinduar.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *