Home / Lajme / Rajon / Dëshmitari Miletiq: Kam parë shumë shqiptarë të vrarë

Dëshmitari Miletiq: Kam parë shumë shqiptarë të vrarë

25 Mars –
Ai ishte ftuar nga policia serbe që të bëjë shikimin e vendit të ngjarjes, pas vrasjes së mbi 20 shqiptarëve, nga policë rezervistë, paramilitarë e ushtarë serbë,

Ka vazhduar procesi gjyqësor kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër serbëve të tjerë, të cilët aktakuza i ngarkon për krime gjatë luftës, si dhe për vrasje, plagosje, keqtrajtim dhe dëbim të popullatës shqiptare nga veriu i Mitrovicës në shkurtin e vitit 2000.

Në seancën e së martës ka dëshmuar ish-gjyqtari hetues serb Bllagoje Miletiq, i cili kishte kryer shikimin e vendit të ngjarjes, më 14 prill të vitit 1999, në rrugën e Kovaçëve.

Ai ishte ftuar nga policia serbe që të bëjë shikimin e vendit të ngjarjes, pas vrasjes së mbi 20 shqiptarëve, nga policë rezervistë, paramilitarë e ushtarë serbë, në mesin e të cilëve dëshmitarët kishin njohur edhe Oliver Ivanoviqin, të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *