Home / Lajme / Maqedoni / Deutsche Telekom nuk komenton përgjimet në Maqedoni

Deutsche Telekom nuk komenton përgjimet në Maqedoni

12 mars-Nga qendra e Deutsche Telekom kanë deklaruar se incizimi i publikuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i njeriut të parë të T-Mobile Maqedoni Zharko Lukovski dhe Ministri i transportit Mile Janakaievski duke diskutuar se si t’ju bëhet presion të punësuarve që të votojnë për VMRO-në, është çështje lokale.

Deutsche Telekom që është pronare dominante e Telekomit të Maqedonisë nuk komenton aferën e përgjimeve masive.

Në një nga bisedat e përgjuara të publikuara nga lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev nënvizohet edhe përfshirja e menaxhmentit të lartë të kësaj kompanie në lojrat e pushtetit aktual lidhur me presione politike. Por, pas insistimeve për një deklarim nga selia e kësaj kompanie në Gjermania, ka ardhur edhe një përgjigje e shkurtë.

Nga qendra e Deutsche Telekom kanë deklaruar se incizimi i publikuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev, ku dëgjohet zëri i njeriut të parë të T-Mobile Maqedoni Zharko Lukovski dhe Ministri i transportit Mile Janakaievski duke diskutuar se si t’ju bëhet presion të punësuarve që të votojnë për VMRO-në, është çështje lokale.

“Si grupacion Dojçe Telekom nuk do të komentojmë. Ju lutem që të kuptoni se ne nuk do të kyçemi në asnjë diskutim politik”, thonë nga gjiganti gjerman telefonik. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *