Home / Lajme / Maqedoni / Dhunë familjare në Tetovë dhe Gostivarë (VIDEO)

Dhunë familjare në Tetovë dhe Gostivarë (VIDEO)

Tetovë, 19 Mars – Dhunë familjare në fshatin kamenjan kunati ka rahur të shoqen e vëllaut dhe vajzën e mitur, njoftojn nga SPB – Tetovë.

43 vjecarja Xh.M nga fshati Kamjan dje ka denoncuar se ndaj saj dhe vajzës së mitur është kryer dhunë nga kunati apo xhaxhai i vajzës J.I 41 vjecar me të cilin jetonin në një shtëpi. Pas një zënke verbale, ai fillimisht e kishte goditur disa herë mbesën dhe më pas e ka sulmuar fizikisht edhe Xh.M duke i shkaktuar lëndime të dukshme, ku për këtë rast ajo ka kërkuar ndjekje penale. Janë marrë masa dhe akivitete për zbardhjen e plotë të rastit, njoftojn nga SPB – Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq dhunë në familje mbrëmë rreth mesnatës ka denoncuar 54 vjecarja M.E nga Gostivari të cilën e ka ushtruar djali i saj 24 vjec J.E. Rreth orës 20 pasi kishte ardhur në shtëpi ka fillur ta maltretoj atë fizikisht dhe psiqikisht, ku edhe e ka goditur me grushta dhe më pas e ka maltretuar edhe vëllain e mitur. Nga nëna dhe vëllai ai kishte kërkuar para dhe për shkak se nuk kishte marrë të njëtat ka dalë jasht dhe pasi është kthyer ka vazhduar përsëri ti malltretoj ata. Për një kohë të shkurtër J.E është arrestuar dhe mbajtur në stacionin plicor në Gostivar ndërsa më pas do të ketë padi adekuate njofton policia, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *