Home / Lajme / Maqedoni / Dialogu për krizën në Maqedoni përjashton shqiptarët

Dialogu për krizën në Maqedoni përjashton shqiptarët

18 mars-Treshja evropiane janë evrodeputeti slloven liberal dhe njëherit raportues i PE-së për Maqedoninë, Ivo Vajg, Richard Hoëitt nga grupi i socialistëve që dhe njihet si ish-raportues për Maqedoninë si dhe Eduard Kukan nga grupi demokristian pranë PE.

Dialogu për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni do të tejkalojë faktorin shqiptarë, i cili tani për tani nuk është planifikuar në tryezën e negociatave.

Siç bëhet e ditur për INA nga burime diplomatike evroperëndimore në Shkup, Bashkimi Evropian po planifikon që të ulë në tryezën e bisedimeve dy liderët e partive politike maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Në këto bisedime në formë të lehtësueses do të jetë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Bisedimet pritet të zhvillohen në Bruksel ku siç mësohet deri tani ftesat janë vetëm për Nikola Gruevskin dhe Zoran Zaevin, duke përjashtuar partitë shqiptare.

Ndërsa, më pas partitë shqiptare do të përfshihen në aspektet teknike që do të diskutohen nga gjitha partite parlamentare në Shkup dhe do të ndiqen nga treshja evropiane e deputetëve të Parlamentit Evropian që ka nisur angazhimet dhe planin për nxjerrjen e Maqedonisë nga kriza politike.

Treshja evropiane janë evrodeputeti slloven liberal dhe njëherit raportues i PE-së për Maqedoninë, Ivo Vajg, Richard Hoëitt nga grupi i socialistëve që dhe njihet si ish-raportues për Maqedoninë si dhe Eduard Kukan nga grupi demokristian pranë PE.

Eurodeputeti Vajgl ka theksuar se roli i tyre do të jetë lehtësues dhe ndërmjetësues. “Ne do të ndihmojmë si lehtësëues tek palët që ata vetë të gjejnë zgjidhje”, deklaroi Vajgl.

Sipas tij, në Maqedoni ka dy pjesë të krizës, me ç`rast në njërën anë është dialogu politik dhe në anën tjetër hetimet për rastet me të cilat po ballafaqohet ky vend dhe që duhet mbështetje nga ekspertë evropianë. Përjashtimi i faktorit politik shqiptar nga kjo tryezë do të shmangë fokusin nga problemet reale me të cilat po ballafaqohen shqiptarët sa i përket avancimit të pozitës së tyre institucionale në Maqedoni. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *