Home / Lajme / Maqedoni / Diaspora kërkon unifikimin e shqiptarëve

Diaspora kërkon unifikimin e shqiptarëve

28 Mars – Diaspora shqiptare kërkon unifikim të partive opozitare shqiptare në Maqedoni dhe formësimin e një agjende të përbashkët.

Këto mesazhe vijnë nga organizata dhe personalitete të ndryshme publike nga diaspora shqiptare, të cilat apelojnë që është momenti i fundit që shqiptarët të jenë unik në prag të një procesi dhe shansi të ri, kur Maqedonia po përballet me një krizë të rëndë politike, jo vetëm midis partive maqedonase.

Ndërsa shqetësimi vjen pas anashkalimit të partive shqiptare nga tryeza e negociatave në Bruksel, që do të zhvillohet të hënën vetëm midis dy partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Shoqata Shqiptaro – Amerikane në Çikago ka bërë thirrje që gjitha forcat progresive shqiptare opozitare të bashkohen me një mision dhe agjendë të vetëm shqiptare, e cila bazohet në avancimin e çështjes shqiptare dhe nxjerrjen e saj nga letargjia aktuale, si pasojë e politikave diskriminuese të partive maqedonase në pushtet, që siç thuhet ndihmohen edhe nga partitë shqiptare.

“Është momenti i fundit për unifikim dhe se me këtë rast po përcjellim edhe mesazhin e ish-kongresistit Joe DioGuardi, i cili në mënyrë shumë vëllazërore kërkon unitet të të gjithë forcave politike progresive, shoqatave joqeveritare dhe personaliteteve publike shqiptare nga lëmitë e ndryshme”, theksoi SHSHA.

Kryetari i Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave, prof.dr. Skender Kodra ka kërkuar që partitë kombëtare shqiptare dhe spektri i gjerë i intelektualëve dhe personaliteteve të pastra publike në Maqedoni të bashkohen dhe të ulen në një tryezë debati për të diskutuar dhe për të shtruar një agjendë shqiptare me kërkesa që të jenë më pas pjesë e zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Ai këtë e ka theksuar në një prononcim për agjencinë e lajmeve INA, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Sipas tij, duhet mbështetur një platformë e pastër kombëtare me kërkesat që kërkojnë zgjidhje dekada të tëra, edhe pas luftës së vitit 2001, e cila kishte si produkt një marrëveshje siç është ajo e Ohrit, e cila nuk është implementuar akoma.

“Në rast se nuk ndodhë një unifikim apo bashkërendim serioz i kërkesave shqiptare, atëherë do të ndodhë një kaos dhe krizë e thellë politike në spektrin politik shqiptar, e cila do të jetë me pasoja të paparashikueshme”, theksoi prof.dr. Skender Kodra, kryetar i Ii Akademisë Shqiptare – Amerikane të Shkencave (The Albanian American Academy of Science – AAAS).

Mesazhe unifikimi kanë ardhur edhe nga shoqata të tjera të diasporës dhe personalitete publike nga vendet e BE-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *