Home / Lajme / Maqedoni / Digjet një shtëpi në rrugën e Ilindenit në Tetovë

Digjet një shtëpi në rrugën e Ilindenit në Tetovë

Tetovë, 06 Mars – Dje rreth orës 1 e 30 minuta është hapur zjarr në shtëpinë e 59 vjecarrit në rrugën e Ilindenit në Tetovë pronë e M.N nga Tetova.

Zjarri fillimisht kishte filluar në hapësirat e bodrumit ku ishte e vendosur edhe një punëtori për përpunimin e drurit dhe më pas ishte përhapur edhe në katin përdhesë. Menjëherë është intervenuar nga ana e zjarrfikësve të Tetovës ku edhe është lokalizuar zjarri dhe më pas ëhstë shuar në tërësi. Dëmi material sipas pronarit kap vlerën e mbi një million e gjysëm denarë. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *