Home / Lajme / Maqedoni / Dita e mësuesit shënohet në USHT

Dita e mësuesit shënohet në USHT

Tetovë, 06 Mars – Studentët e katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në USHT kishin përgatitur një program të pasur kulturorë dhe artistik kushtuar ditës së mësuesit.

Me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit sot në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës nga ana e fakultetit filologjik u mbajt një akademi solemne. Me këtë rast, dita e shtatë Marsit është cilësuar si një ngjarje e rëndësishme në historinë kombëtare mbarë shqiptare sepse me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë, njofton Televizioni Koha.

Profesoresha Rabije Murati tha se shkollat e para shqipe kanë një rëndësi të madhe dhe në këtë festë duhet që të vlerësohen edhe patriotët shqiptarë që kanë dhënë një kontribut të madh, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast studentët e katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në USHT kishin përgatitur një program të pasur kulturorë dhe artistik kushtuar ditës së mësuesit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *