Home / Lajme / Maqedoni / Eco Guerilla: Leter e hapur për Ambasadorin Amerikan ne Shkup Jess L. Baily

Eco Guerilla: Leter e hapur për Ambasadorin Amerikan ne Shkup Jess L. Baily

3 mars-
Me këtë rast, si të përfshirë dhe më përgjegjës në këtë aktivitet që cenon të drejtat njerëzore janë kryeministri aktual i Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, si dhe ministrave dhe funksionarëve tjerë në Qeverinë e Maqedonisë që kanë miratuar dhënien e lejeve për ndotjen kancerogjene të mbi 300 mijë qytetarëve që banojnë në Tetovë dhe rrethinë, thuhet në letrën e Eco Guerillës.

ë vazhdim ju sjellim të plotë kërkesën e Eco Guerilla:

Deri te: Ambasada e SHBA-së në Shkup

KËRKESË

I nderuar Ambasador, Jess L. Baily

Lajmin për marrjen e vizave hyrëse në SHBA për personat nga Maqedonia të përfshirë në korrupsion, larje parash dhe thyerje të të drejtave të njeriut e vlerësojmë si një kontribut të rëndësishëm drejt përmbushjes së misionit për instalimin e një demokracie funksionale dhe liberale në Maqedoni. Një demokraci, ku në rend të parë do të jenë interesat e qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, ku do të ketë sundim rendit ligjor dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Si Lëvizje EcoGuerilla jemi angazhuar dhe vazhdojmë të punojmë drejt mbrojtjes së të drejtës universale për ambient të pastër, për respektimin e të drejtës kushtetuese që buron nga Neni 43 e që garanton ajër të pastër për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe për zbatim të plotë dhe pa lajthitje të Ligjit për mbrojtjen e ambientit, i miratuar nga Parlamenti i vendit tonë në vitin 2005.

Edhe përskaj obligimit ligjor, Jugohrom në vazhdimësi ka fituar lejen e punës pa mos respektuar as kushtet minimale për mbrojtjen e ambientit. Vetëm gjatë vitit 2014, Jugohrom në moment të fundit aplikoi dhe mori lejen e punës, edhe pse as që kishte filluar procedurën e instalimit të filtrave në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e ambientit,thuhet në letrën e Eco Guerillës.

Me këtë besojmë se JANË THYER TË DREJTAT E NJERIUT NGA NENI 43 E KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË si dhe nga KONVENTAT NDËRKOMBËTARE që janë të lidhura me të drejtën e njeriut për ambient të pastër.

Poashtu, dyshojmë se prapa gjithë këtyre shkeljeve ligjore fshihet KORRUPSIONI, të cilin duhet ta hetojnë organet kompetente.

Në bazë të matjeve zyrtare nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, gjatë vitit 2014 Tetova ka numëruar 309 ditë me ajër të ndotur mbi kufirin e lejuar prej 50 µg/m3 PM10, kurse gjatë muajit Janar të vitit 2015 nuk është regjistruar asnjë ditë me ndotje nën kufirin e lejuar.

Ekspozimi i këtillë ndaj ndotjes enorme, në bazë të hulumtimeve tona, ka ndikuar në rritjen e numrit të të sëmurëve me grip, bronhit, alergji, astmë dhe sëmundje tjera respirative. Ajo që është ende më shqetësuese është rritja e numrit të të sëmurëve nga kanceri, i cili sipas statistikave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik (IPSH) të Maqedonisë, nga viti 2010 derii më 2013-të ky numër është rritur për plot 80%. Gjithashtu rritje të madhe ka shënuar steriliteti i meshkujve, si rezultat i faktorëve të jashtëm, ku faktor kryesor është ndotja e ajrit.

Në mungesë të të dhënave zyrtare, ne si Lëvizje EcoGuerilla kemi ardhur në përfundim se ndotës më i madh në Tetovë dhe rajonin e Pollogut është fabrika për përpunimin e metaleve Jugohrom. Sipas analizave dhe matjeve të ekspertëve tonë, ky entitet merr pjesë me 54 % në ndotjen enorme të këtij rajoni, i cili shpesh arrin edhe maksimumin prej 1000 µg/m3 PM10.

Andaj, me këtë letër KËRKOJMË nga Ambasada Amerikane në Shkup që, për shkak të thyerjes së të drejtave njerëzore për ajër të pastër dhe dyshimit për korrupsion tu ndalohet hyrja në SHBA, me atë që do tu merret viza, të gjithë funksionarëve shtetërorë që kanë thyer këtë të drejtë të garantuar, thuhet në letrën e Eco Guerillës.

Me këtë rast, si të përfshirë dhe më përgjegjës në këtë aktivitet që cenon të drejtat njerëzore janë kryeministri aktual i Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, si dhe ministrave dhe funksionarëve tjerë në Qeverinë e Maqedonisë që kanë miratuar dhënien e lejeve për ndotjen kancerogjene të mbi 300 mijë qytetarëve që banojnë në Tetovë dhe rrethinë.

Duke u nisur nga imperativi për mbrojtjen dhe lartësimin e këtyre vlerave humane, shpresojmë se Qeveria Amerikane dhe Ambasada e saj në Shkup do të vihen në mbrojtje të banorëve të ekspozuar në këtë ndotje, nga e cila humbin të gjithë përveç disa personave që kanë interesa lukrative nga i gjithë ky krim, thuhet në letrën e Eco Guerillës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *