Home / Lajme / Maqedoni / Eksluzive Tv Koha- Skandaloze:Vijon helmimi masiv i qenve

Eksluzive Tv Koha- Skandaloze:Vijon helmimi masiv i qenve

4 mars-Kështu, kamera e Televizionit Koha arriti të zbulojë dhjetëra qen të ngordhur prej të cilëve kundërmon erë e rëndë. Banorët për rreth edhe pse nuk kanë folur publikisht por vetëm kanë theksuar se kjo që ndodh është një katastrofë dhe tmerr ngase mund të përhapet ndonjë epidemi.

Në Tetovë vijon skandali me helmimin e qenve endacak. Enigma se ku shkuan gjithë ata qen endacak nga rrugët e Tetovës sërish del në sipërfaqe. Edhe kësaj radhe Televizioni Koha si gjithmonë në vendngjarje zbulon këtë mister dhe vendin se ku janë helmuar qent endacak. Pas një denoncimi anonimi nga një qytetarë i Tetovës se qen endacak të Tetovës helmohen tek stacioni për ngarkim shkarkim të mbeturinave në dalje të Tetovës,informon Tv Koha.

Kështu, kamera e Televizionit Koha arriti të zbulojë dhjetëra qen të ngordhur prej të cilëve kundërmon erë e rëndë. Banorët për rreth edhe pse nuk kanë folur publikisht por vetëm kanë theksuar se kjo që ndodh është një katastrofë dhe tmerr ngase mund të përhapet ndonjë epidemi. Nga pamjet të cilët i regjistroi kamera jonë shihet se qent nuk janë as të goditur dhe nuk ka të dëmtime në trupin e tyre, ndërsa disa nga qent endacak të ngordhur vërehet se një kohë të gjatë janë lënë në atë vend. Për këtë situatë Televizioni Koha ka konsultuar qendrën për shëndet publik në Tetovë gjegjësisht mjekun Ratko Davidovski, raporton Tv Koha.

Ai përmes telefonit na tha se nëse qent e ngordhur nuk kanë shenja në trupin e tyre atëherë dyshimet janë të sakta se bëhet fjalë për helmim. “Në Qendrën për Shëndet Publik nuk ka denoncim të këtillë se ka të ngordhur apo helmuar qen endacak.Unë mund të them se nëse në vendin e përmendur qent kanë shkum në gojë dhe nuk kanë shenja dhune atëherë bëhet fjalë për helmim klasik. Unë vetëm mund të them se është shumë rrezik nëse ata qëndrojnë në atë vend në atë gjendje sepse mundësia e përhapjes së epidemisë është e pashmangshme”, thotë Davidovski, i cili thotë institucionet duhet sa më shpejtë të intervenojnë në këtë drejtim, transmeton Tv Koha.

“Vetë fakti që kafshët kanë ngordhur dhe qëndrojnë aty është një rrezik për banorët sidomos për fëmijët. Ata duhet që të groposen ndërsa poashtu duhet të bëhen analiza se si ka ardhur deri kjo situatë. Nga kjo mundet shumë lehtë që të krijohen parazite helmuese prandaj duhet që të njejtit të largohen”, thotë Ratko Davidkovski, mjek në qendrën për shëndet publik, njofton Tv Koha.

Ai thekson se helimi i kafshëve është i ndaluar me ligj dhe duhet sa më shpejtë të merren masa në këtë drejtim. Në ndërkohë dyshimet janë se qent nuk helmohen në një vend por të njëjtit helmohen në vende të ndryshme dhe më pas dërgohen në këtë vend fshehurazi, transmeton Tv Koha.

Në Policinë e Tetovës theksojnë se muajve të fundit nuk është denoncuar asnjë rast me helmim të kafshëve në Tetovë. Nga ana tjetër në ndërmarrjen publike komunale në Tetovë kanë theksuar se kjo çështje nuk është në kompetencë të tyre. Nga komuna e Tetovës nuk kanë dhënë asnjë sqarim edhe përkundër insistimit tonë që të marrim deklarata, njofton Tv Koha.

Në ndërkohë kjo nuk është hera e parë që në Tetovë shfaqen qen të ngordhur. Pikërisht para një viti Televizioni Koha publikoi pamje të qenve dhe kafshëve të helmuar në rrugën 146 në Tetovë.Të njëjtat më pas u larguan por më pas nëpër rrugët e Tetovës nuk janë vërejtur qen endacak por ky mister si duket vazhdon pasi që qen endacak që nuk ndodhen në rrugët e Tetovës tashmë janë të ngordhur në afërsi të stacionit për ngarkim shkarkim të mbeturinave në Tetovë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *