Home / Lajme / Maqedoni / Emisioni i Vasko Eftov-it ishte i bazuar në propagandën serbe

Emisioni i Vasko Eftov-it ishte i bazuar në propagandën serbe

25 Mars –
Eftov i dha mundësi ish shefit të shërbimit sekret ushtarak serb, Stevan Gjoroviq, për të dezinformuar, fyer dhe shpërlarë trurët shqiptarëve të Maqedonisë

Emision joprofesional, skandaloz dhe fyes për shqiptarët i Vasko Eftov që u emitua mbreme në Alsat-M. Emisioni “Në qendër” ishte joprofersional sepse luftën e Kosovës në vitin 1999 Eftov na e rrëfeu në mënyrë të njëanshme duke u bazuar kryekëput në vizurën e propagandës serbe, ku munguan protagonistët kryesor, shqiptarët e Kosovës.

Eftov i dha mundësi ish shefit të shërbimit sekret ushtarak serb, Stevan Gjoroviq, për të dezinformuar, fyer dhe shpërlarë trurët shqiptarëve të Maqedonisë duke u rrëfyer gënjeshtrat me bisht të propagandës antishqiptare serbe për luftën në Kosovë.

Po përmend vetëm disa teza më monstruoze antishqiptare të Gjuroviqit të prezentuara gjatë emisionit.

E para ishe lidhur me rrethat e vdekjes së heroit kombëtar Adem Jashari në Prekaz të Drenicës në vitin 1998. Gjuroviq shpif se kinse Jashari në përpjekje për të çarr rrethimin e forcave serbe është maskuar si femër duke veshur dimi grash. Fyerje më e rëndë për shqiptarët s’do të mund të kishte shpikur Gjuroviq. Heroin e luftës së Kosovës përpiqet t’ua paraqet shqiptarëve si burracak, i cili kinse për të shpëtuar jetën e vet, vesh dimi grash.

Shpifjet qëllimkqia të Gjoroviq kundër familjes Jashari nuk mbaruan këtu. Shpiku se shërbimi serb në mesin e familjes Jashari ka regrutuar të paktën tre bashkëpuntorë. Me këto gënjeshtra Gjuroviq dhe Eftov patën qëllim shumë të qartë, për të nënçmuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe për të prezentuar ato si bashkëpuntorë të përbetuar të shtetit serb dhe me këtë edhe të paaftë për të bërë shtet. Sikur të mos mjaftonte kjo shpifje kundër familjes Jashari, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, Gjuroviq zgjeron teorinë e tij se ish kryeministri në egzil i Kosovës Bujar Bukoshi dhe gjenerali Agim Ceku paskan qenë bashkëpuntor të shërbimit serb. Këtu nuk mbaron propaganda antishqiptare e agjentit serb, ai akuzon 30 mijë shqiptarë të Kosovës se janë pjesë e agjenturës serbe në Kosovë. Qëlllimi makabër, për të nxitur vëllavrasjen mes shqiptarëve dhe për të demotivuar kosovarët në përpjekjet e tyre për të konsoliduar shtetin e ri të Kosovës.

Gënjeshtra më monstruoze e Gjuroviq që e trasmetojë përmes emisionit të Vasko Eftov “Në qendër” në Alsat-M ishte historia për pasojat nga përdorimi bombave me uranium të varfëruar nga NATO në Kosovë kundër forcave serbe.

Cfarë parashikimi ndjellakeq. Ai thotë se në Kosovë në dhjetë vitet e ardhshme do të vdesin 300 mijë kosovarë nga sëmundjet kancerogjene si pasojë e bombave të NATO-s. Qëllimi i kësaj historie të rrejshme dhe të pabazuar është shumë i qartë, të armiqësojë shqiptarët e Kosovës me miqtë që ndihmuan çlirimin e Kosovës, alencën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO.

Përpjekje e kot e Gjuroviq dhe Eftov që të hasmojnë shqiptarët me miqtë e tyre strategjik. NATO, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe në përgjithësi bota demokratike perendimore janë dhe do mbeten miqtë e përhershëm jo vetëm të shqiptarëve të Kosovës, por mbarë kombit shqiptar. Kjo gjë është vendosur njëherë e mirë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *