Home / Lajme / Maqedoni / Ende asnjë informacion per zhdukjen e Artan Kupës

Ende asnjë informacion per zhdukjen e Artan Kupës

03 Mars -Kanë kaluar 25 ditë dhe asnjë gjurmë për zhdukjen e Uran Kupës nga Veleshta e Strugës, që ishte zhdukur që nga 6 shkurti.

Kanë kaluar 25 ditë dhe asnjë gjurmë për zhdukjen e Uran Kupës nga Veleshta e Strugës, që ishte zhdukur që nga 6 shkurti.

27 vjeçari i punësuar si dhe trupëroje dhe shofer i kryetarit të komunës së Strugës, për herë të fundit është parë në qytetin e Strugës, ndërsa vetëm dy ditë më pas Ministria e Brendshme gjeti makinën e tij pranë stacionit të vjetër të autobusëve në Dibër, transmeton INA.

Deri tani nuk është zbuluar asnjë gjurmë se ku mund të jetë Urani, për të cilin është alarmuar edhe familja e tij, e cila përmes një mesazhi publik ka kërkuar ndihmë.

“Apelojmë deri te të githë qytetarët të cilët e lexojnë këtë mesazh që të na ndihmojnë në gjetjen e personit, Uran Kupa i moshës 27 vjeçare, me vendbanim në Veleshtë të Strugës, për vendndodhjen e të cilit nuk kemi asnjë informacion, që nga ora 19.00 e datës 6 Shkurt 2015. Për herë të fundit është parë në qytetin e Strugës. Apelojmë tek te gjithë ju që mund të keni informacione lidhur me personin në fjalë që të lajmëroheni në numrat telefonit 072 747 400 dhe 072 705 001. Për çdo informatë të sigurtë rreth vendndodhjes familjarët premtojnë shpërblim dhe në rast së bëhet fjalë për pengmarrje për të cilën kërkohet shpërblim Ju lutemi të kontaktoni me familjarët në numrat e mësipërm”, kanë theksuar familjarët e Uran Kupës.

Kryetari i komunës Ziadin Sela gjithashtu ka alarmuar zhdukjen e bashkëpunëtorit të tij, duke apeluar angazhimin emergjent të organeve të rendit dhe të sigurisë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *