Home / Lajme / Maqedoni / Fatura “bombë” mbi 53 mijë euro nga EVN-ja në Tearcë

Fatura “bombë” mbi 53 mijë euro nga EVN-ja në Tearcë

Tetovë, 20 Mars – Mbi 53 mijë euro është një faturë e energjisë elektrike e një konsumatori në Tearcë të Tetovës.

Kjo faturë është publikuar nga forumi social “Ta heqim 33 % prej faturave të EVN”. Fatura e publikuar është zyrtare dhe se ajo i është dërguar këtij forumi ku konsumatori ka theksuar se kjo faturë e fryer është një “Bombë nga EVN dhe për EVN!”.

“53.813 euro apo mbi 3 milion denarë duhet te paguaj per nje muaj që i bie nga 1793 euro në ditë. A thua vallë si e harxhoi ky njeri gjithe kete energji !!!”, shkruan ky forum social në facebook.

Përmes këtij forumi qytetarët shprehin shqetësime nga mospërballimi i faturave të larta të energjisë elektrike. INA në bashkëpunim me këtë forum ka publikuar disa fatura skandaloze dhe me çmime të larta, ku një qytetarë shqiptarë nga Tetova që jeton në Itali ka shkruar se në Itali jeton dhe paguan 60 euro në muaj, ndërsa në shtëpinë e tij në Tetovë ku nuk jeton askush dhe nuk harxhohet asnjë kilovat energjie, i vijnë faturat prej 2 mijë denarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *