Home / Lajme / Maqedoni / Gazetarët në protestë kundër vendimit që një pjesë e tyre të lustrohet

Gazetarët në protestë kundër vendimit që një pjesë e tyre të lustrohet

30 mars-Mësohet se gazetarët pjesëmarrës në protestë do të mbajnë parulla dhe shirita të verdhë në duar.
Kostova dyshon se lustrimi i saj, ose më saktë shpallja e saj për bashkëpunëtore e shërbimeve sekrete, bëhet në vazhdën e sulmeve ndaj javores “Fokus”

Plenumi i Gazetarëve do të organizojë sot në mesditë një protestë të qetë përpara godinës së RTVM-së, aty ku është i vendosur Komisioni për Verifikimin e Fakteve.
Shkak për protestën është paralajmërimi se Komisioni do të bëjë lustrimin e gazetarëve, mes të cilëve edhe kryeredaktoren e javores “Fokus”, Jadranka Kostova.
Mësohet se gazetarët pjesëmarrës në protestë do të mbajnë parulla dhe shirita të verdhë në duar.
Kostova dyshon se lustrimi i saj, ose më saktë shpallja e saj për bashkëpunëtore e shërbimeve sekrete, bëhet në vazhdën e sulmeve ndaj javores “Fokus”.
“Vallë nuk është kristal e qartë se Fokus është trajtuar sistematikisht nga familja në pushtet! Nuk i kënaqi vdekja e Nikola Mladenovit dhe as mbyllja e së përditshmes Fokus. Vazhduan të na përndiqnin në gjykatat e tyre. Dhe as kjo nuk i ngopi pasionet e tyre jonjerëzore, me siguri për shkak se ne i mbijetuam dënimit… dhe ja tani kanë shpikur komedinë e lustracionit”, deklaroi Kostova.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *