Home / Lajme / Maqedoni / Gjashtë vite pa mikun tonë te dashur Afrim Idrizin

Gjashtë vite pa mikun tonë te dashur Afrim Idrizin

8 mars-Se me te vertet ky njeri ka lënë përshtypje te jashtzakonëshme ,dhe ka qenë i respektuar nga shoqëria norvegjeze tregon edhe fakti se ne Mbledhjen Komemorative në Kuvendin Komunal, morren pjesë qindra norvgjez te cilët u nenshkruan me pershtypjet e tyre ne librin perkujtimor.

Sot u mbushen gjashtë vite që kur u nda nga ne miku ynë i dashur Afrim Idrizi.Afrim Idrizin nga Sllatina e Tetovës,vdekja e zuri ne qytetin Askim te Norvegjisë me 8 mars 2009, në moshën e ti 47 vjeqare.KLIKO KETU PER AUDIO NGA AFRIM IDRIZI

Afrimi ishte zyrtar komunal dhe njeri që la nje përshtypje te jashtzakonëshme, jo vetem tek bashkatdhetarët shqiptar por edhe tek norvegjezet.Kjo veprimtari e ti ,arriti që te demaskon propaganden serbe qe ishte instaluar ne këtë vend dekada me parë.Askimi ishte i njohur dikur si qerdhe e serbëve, por ajo qerdhe u prish kur ne administraten komunale filloi te demaskohët politika shoveniste serbe,e kjo u bë kur Afrim Idrizi vite me radhë u tregua si nje nder punëtorët me te mirë ne komunë.Afrimit ku do që ju dha mundësia spjegoi historinë e vërtet te popullit shqiptar.

Liria e Kosovës dhe shpallja e Pavarsisë ,Afrimin e gëzuan pa masë.Për hir të kësaj ai organizoi një festë ku ftoi të gjithë kryetarët komunal te komunave ne Indre Ostfold.Ky organizim la nje pershtypje te jashtzakonëshme tek miqët norvegjez me qka Afrimi u nda shumë i knaqur.

Se me te vertet ky njeri ka lënë përshtypje te jashtzakonëshme ,dhe ka qenë i respektuar nga shoqëria norvegjeze tregon edhe fakti se ne Mbledhjen Komemorative në Kuvendin Komunal, morren pjesë qindra norvgjez te cilët u nenshkruan me pershtypjet e tyre ne librin perkujtimor.

Afrimi ndihmoi qdo shqiptar qe kishte nevojë.Janë me dhjetra shqiptar te punësur ne këtë rrethinë duke i falenderuar Afrim Idrizit ,i cili ishte nje dorë e zgjatur per cdo shqiptar.

Afrimi pas vetes la dy femijë,nje djal dhe nje vajzë të cilet janë shumë mirë te integruar ne shtetin norvegjez

Me respektin me te madhë e përkujtojm njeriun që na mungon shumë ,miqet :Shemsi Rukovci(Besianë) ,Ibrahim Ramosaj(Decan),Bujar Qazimi(Preshevë),Imri Trena(Ferizaj)Avni Hoxha(Gjilan)te gjithe me vendbanim ne Askim te Norvegjise.(kosovalbaner)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *