Home / Lajme / Rajon / Gjykata e Lartë vendos nëse Doshi dhe Frroku do të mbeten në qeli

Gjykata e Lartë vendos nëse Doshi dhe Frroku do të mbeten në qeli

Tiranë, 28 Mars – Deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku dhe deputeti deri dje i PS, Tom Doshi, kanë dalë nga ambientet e Policisë së Tiranës, ku qëndrojnë prej 48 orësh dhe kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Momentalisht pritet që për dy deputetët të vendoset masa e sigurisë. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar mbetjen në burg të dy të arrestuarve.

Fillimisht ka mbërritur në ambientet e Gjykatës deputeti Mark Frroku, i cili ishte i prangosur, ndërsa me daljen e deputetit Doshi nga makina, një prej duarve të tij dukej e lirë, e vendosur në xhep e pa pranga.

Të dy deputetët janë shfaqur të qetë, ndërsa Frroku, teksa ka dalë nga makinat e policisë dhe ka hyrë për në ambientet e gjykatës, ka përshëndetur të afërmit dhe familjarët.

Duke ironizuar mbiemrin e kryeprokurorit, z.Frroku u tha familjarëve të tij: “Mos u shqetësoni për prangat që më ka vënë llalla dhe kosi. Mos u shqetësoni. Unë jam këtu. Jam shumë mirë”,- ka thënë Frroku ndërsa ka qenë duke dalë nga makina e policisë. Ai ka pyetur edhe për shëndetin e familjarëve të tij, në veçanti të të atit.

Në Gjykatën e Lartë kanë mbërritur edhe avokatët e dy të pandehurve, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe prokurorët e çështjes.

Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi sipas gjykatës, cenohet sekreti hetimor. Avokatët mbrojtës të Mark Frrokut, Saimir Gjoli dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar që gjyqi të zhvillohet me dyer ytë hapura, duke qenë se ngjarja është bërë publike, por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Fillimisht do të përcaktohet masa e sigurisë për Mark Frrokun e më pas për deputetin Tom Doshi, me të njëjtën procedurë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *