Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski:Qeveri teknike mundet por pa VMRO-DPMNE

Gruevski:Qeveri teknike mundet por pa VMRO-DPMNE

15 mars-“Ai fillimisht do të tentojë të krijojë konflikt mes maqedonasve dhe nëse këtë nuk e arrinë atëherë do të tentojë diçka tjetër. Por nuk do ta lejojmë këtë skenarë të zi për Maqedoninë” tha Gruveski, duke ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim feje e kombësie që të mos bien pre e inskenimeve të Zaevit.Gruevski ka thënë se gjatë gjithë kohës Zaev flet për terr informativ dhe mos pasje lirie të shtypit, ndërsa tubimi i tij nga salla universale është emetuar në tre kanale nacionale

Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, në tribinën e sotme në sallën Boris Trajkovski, i është kundërpërgjigjru liderit të LSDM-së Zoran Zaev lidhur me kërkesat e tij për qeveri teknike. Gruevski ka thënë se pranon qeveri teknike apo kalimtare vetëm pa VMRO-DPMNE-në. “Nga salla universale kërkoi qeveri teknike apo kalimtare.Unë prej këtu i them se qeveri teknike mund të ketë, por pa VMRO-DPMNE-në. Janë qytetarët e Maqedonisë ata që vendosin se kush do të jetë qeveri e jo Zoran Zaev”, tha Gruevski. Ai në tubimin e sotëm ka theksuar se qëllimi i Zoran Zaevit është që të destabilizojë Maqedoninë. “Ai fillimisht do të tentojë të krijojë konflikt mes maqedonasve dhe nëse këtë nuk e arrinë atëherë do të tentojë diçka tjetër. Por nuk do ta lejojmë këtë skenarë të zi për Maqedoninë” tha Gruveski, duke ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim feje e kombësie që të mos bien pre e inskenimeve të Zaevit.Gruevski ka thënë se gjatë gjithë kohës Zaev flet për terr informativ dhe mos pasje lirie të shtypit, ndërsa tubimi i tij nga salla universale është emetuar në tre kanale nacionale. “22 mediume gjithnjë shkruajnë se nuk ka liri të shtypit, kurse vetë fakti që ata e thonë këtë flet se a ka liri apo ska liri të shtypit.E përkujtoj opinionin se në kohën kur ne ishim në opozitë, ka ndodhur që në pres konferencat tona të mos ketë asnjë medium. Kjo tregon gjithçka”, tha Gruevski. Ai më tutje ka thënë se besimin e ka marrë nga qytetarët me projekte dhe me punë dhe jo me shantazhe dhe me materiale të krijuara. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *