Home / Lajme / Maqedoni / Grupi “Këpurdhat” nga Tetova kërkon votën tuaj

Grupi “Këpurdhat” nga Tetova kërkon votën tuaj

26 Mars – Grupi nga Tetova, “Këpurdhat”, është bendi i vetëm shqiptar pjesëmarrës në konkursin “Converse Rubber Tracks” që mbahet në Novi Sad të Serbisë.

Grupi nga Tetova, “Këpurdhat”, është bendi i vetëm shqiptar pjesëmarrës në konkursin “Converse Rubber Tracks” që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Prej dje (e hënë) kanë filluar votimet, të cilat mbarojnë më 4 prill. Ju mund të votoni duke klikuar këtu dhe duke bërë ‘like’ këngën e tyre “The Unknown”.
“Këpurdhave iu duhet vota juaj për të shkuar në finale në konkursin që mbahet në Serbi në Novi Sad. Vetëm nga një votë dhe shpërndajeni sa më shumë. Votimet do të vazhdojnë deri më 4 prill”, shkruan në profilin e bendit në Facebook.
Në rast të triumfit në këtë konkurs, grupit do t’i mundësohet incizimi i albumit të parë në një studio profesionale.

Linku ku mund të votoni duke bërë ‘like’ këngën e tyre “The Unknown”.

http://rubbertracks.converse.rs/portfolio/77-kepurdhat-tetovo-makedonija-the-unknown/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *