Home / Lajme / Maqedoni / Haradinaj premton ndihmë për shqiptarët

Haradinaj premton ndihmë për shqiptarët

12 mars- Arsyeja e dytë që takova Ramush Haradinaj është kërkimi i ndihmës dikund e së pari tek aleati ynë, AAK-ja që të na ndihmoj që kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme për faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Menduh Thaçi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas një takimi që ka pasur me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka kërkuar nga kreu i AAK-së për të ofruar ndihmën e tij që kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme për faktorin ndërkombëtar.

“Është shumë e rëndësishme për PDSh-në dhe për shqiptarët e Maqedonisë që të kemi një komunikim real drejtuesit në Kosovë në dy aspekte: ne si shqiptarë të Maqedonisë duhet të jemi të mirinformuar për situatën politike të brendshme dhe ndërkombëtare që në veprimet tona të mos bëhen gabime. Arsyeja e dytë që takova Ramush Haradinaj është kërkimi i ndihmës dikund e së pari tek aleati ynë, AAK-ja që të na ndihmoj që kërkesat politike të shqiptarëve të Maqedonisë të bëhen sa më të pranueshme për faktorin ndërkombëtar”, ka deklaruar Menduh Thaçi.

Kreu i PDSh-së më tej ka bërë të ditur dy kërkesat kryesore të shqiptarëve në Maqedoni.

“Ram dakord me Haradinajn që kërkesat kryesore politike të shqiptarëve të Maqedonisë janë shumë të thjeshta dhe janë dy: vendimmarrja në institucionet e shtetit të jetë me konsensus të plot që do të thotë Parlamenti dy dhomash, Dhoma e Qeveritarëve dhe Dhoma e Kombeve, e tek Dhoma e Kombeve vendimmarrja e të jetë me konsensus të plotë. Ndërsa kërkesa e dytë është që ndarja e buxhetit të shtetit të bëhet në mënyrë të drejt dhe proporcionale dhe këtë çështjen e ndarjes së buxhetit për shqiptarët ta ketë në dorë, apo në kompetencën e nënshkrimit, funksionari më i lartë shqiptar që është në shtet, qoftë zëvendëskryeministri, apo zëvendëspresidenti”, ka shtuar Thaçi.

Kurse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës e në Malin e Zi do ta kenë përkrahjen e përhershme të Kosovës.

“E shfrytëzuam këtë takim, këtë bisedë për t’u njofto më afër me të gjitha zhvillimet në Maqedoni, me zhvillimet në PDSh, parti partnere e jona dhe njëkohësisht për të biseduar edhe për zhvillimet në Kosovë dhe kudo që jetojnë ne si shqiptar. Në kuadër të këtij interesimi, ne asnjëherë nuk kemi harru për t’u interesuar për tema shqiptare edhe në Preshevë, në Malin e Zi e për tema ku do që shqiptarët janë”, është shprehur Haradinaj./zëri/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *