Home / Lajme / Maqedoni / IRI: Kjo është përqindja e shqiptarëve për NATO e BE

IRI: Kjo është përqindja e shqiptarëve për NATO e BE

29 mars-Stabiliteti politik në vend, pastaj është një nga faktorët më me rëndësi, pastaj prej vitit 2002-2014 kemi pasur rreth 12 procese zgjedhore dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik në vend”, tha ai.

dhënave të IRI-it kjo përqindje e shqiptarëve, apo përkrahje për BE është 95 përqind, 66 përqind e maqedonasve dhe 76 përqind e të tjerëve.“Kjo përqindje e lartë është edhe për NATO, 83 përqind, nga shqiptarët, 77 tek maqedonasit si dhe tek të tjerët 82 përqind”, ka thënë Ilina Mangova. Ilina Mangova nga IRI ka dhënë sqarime, gjithnjë sipas anketës, mbi çështjet ekonomike dhe në atë se kah po shkon Maqedonia në këtë drejtim.“Dominon fakti se 39 përqind e qytetarëve mendojnë se shteti shkon në drejtim të gabuar. Por, cilat janë problemet nëse shkon në drejtim negativ?“Papunësia paraqitet si problem i parë, 67 përqind, standardi i ulët jetësor, problemet ekonomike, mospagesa e rogave, tatime të larta, pastaj emri i Maqedonisë, marrëdhëniet ndëretnike, problemet social”, tha Mangova nga IRI.Në ditën e dytë të Kongresit tematik të BDI-së, sot Menderes Kuçi kryetar i Odës Ekonomike Veriperendimore hodhi kritika Qeverisë për politikat e punësimit. Sipas tij ulja e papunsisë jo me punësim në administratë, por punësime reale.Për Kuçin qeverisje e mirë nënkupton rendin dhe sundimin e ligjit.“Në raportet e njëpasnjëshme të BE-së janë sikur të jenë zëri jonë i biznesit. Në këtë drejtim do sheh BDI pa u ndikuar nga partneri i tij që ti ngel besnik synimit dhe vizionit të vet. Buxhet proporcional, ‘PO’ por jo 20 përqind pasi biznesi kësi lloj kornizash nuk duron dhe nuk bëhet me përqindje, por sipas prioriteteve që do ketë”, tha Kuçi.Ndwrkaq, Zv/kryeministri Fatmir Besimi ka ka prezantuar politikat ekonomike të BDI-së që janë pikësynim i realizimit. Sipas tij, krahasuar me rajonin në pozicion më të mirë, klima investuese ka shënuar trend rritës, ndërsa është përqendruar edhe në pikat si Diaspora resurs i zhvillimi.IPA-fondet, zhvillim rajonal që duhet të jetë më i balancuar, të vazhdojë trendi rritës në decentralizimin fiskal dhe tjera. Ministri i ekonomisë Bekim Neziri në kongresin tematik të BDI-së tha se sfida e BDI-së është integrimi i Maqedonisë në BE.“E para, ne duhet shumë të bëjmë që të mbërrijmë vendet që kanë dalje në det, si që është Mali Zi, Shqipëria, Mali i zi.Tregu në Maqedoni është treg i vogël. Shumë me rëndësi është se Maqedonia ende nuk është anëtare e BE-së, po të ishte kjo do hapeshin shumë mundësi. Stabiliteti politik në vend, pastaj është një nga faktorët më me rëndësi, pastaj prej vitit 2002-2014 kemi pasur rreth 12 procese zgjedhore dhe kjo ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik në vend”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *