Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov në Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-së

Ivanov në Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-së

2 mars-Republika e Maqedonisë është anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në periudhën nga muaji janar i vitit 2014 deri në fund të vitit 2016.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Gjenevë, Konfederata e Zvicrës, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Segmentin në nivel të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, me çka do të hapet sesioni i tij i 28-të.

Është paraparë që në kuadër të pjesëmarrjes në Segmentin në nivel të lartë të Këshillit për të drejtat e njeriut, presidenti Ivanov të realizojë takime me komisarin e lartë për të drejtat e njeriut të KB-së, Zeid Ra’ad Al Husein, me kryesuesin e Këshillit të të drejtave të njeriut, Joakim Ruker, me kryerësin e punëve drejtor i përgjithshëm të KB-së në Gjenevë, Majkëll Moler dhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës ndërkombëtare për migrim, Uiliam Lejsi Suing.

Republika e Maqedonisë është anëtare e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara në periudhën nga muaji janar i vitit 2014 deri në fund të vitit 2016.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *