Home / Lajme / Maqedoni / Ja çfarë përmban ‘bomba’ e 10-të e Zaevit (Video)

Ja çfarë përmban ‘bomba’ e 10-të e Zaevit (Video)

Shkup, 15 Mars – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev publikoi të ashtuquajturën bombën e radhës , që ka të bëjë me biseda të përgjuara të krerëve qeveritar dhe personaliteteve politike lidhur me skandale dhe afera të tyre, duke keqpërdorur pozitën publike.

Zaev prezantoi materiale për veprat e kyeministrit Nikolla Gruevski, të cilat i quan “megalomane”. Zaev tregon si Gruevski ka ndikuar të ndryshohen planet urbanistike, cili ka qenë roli i tij në dramën me këshilltarin e Komunës Qendër, Shipoviq dhe shumë detaje tjera për “oreksin” e paskrupult të Gruevskit.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për 4 banesat, as për metrat katrorë që ai në mënyra të çuditshme dëshironte ti fitojë, as për shtëpinë shtesë të tij, por kjo bombë tregon për skandalet që ju me siguri e mbani mend, për miratimin e dy planeve të kontestueshme urbanistike në Tasino Çeshmiçe 1 dhe Kapishtec në Vodno. Në planin e parë urbanistik kontestuese janë objektet e Panoramës dhe dhjetë-katëshet. Por plani i dytë urbanistik fsheh diçka tjetër, dy lokacione atraktive të cilat i kanë pëlqyer Gruevskit dhe i ka uzurpuar. Sot vlera e tyre është mbi 10 milion euro.” tha Zaev.

Zaev tregon si me urdhër të Gruevskit janë ndryshuar planet urbanistike në disa lokacione të Shkupit për ti uzurpuar Gruevski me djalin e axhës, shefin e inteligjencës- Sasho Mijallkov si dhe njerëz tjerë. Këtë e kanë bërë përmes firmave “of shore” të regjistruara në Belize.

Zaev prezanton biseda të Gruevskit ku sipas tij tregohet dëshira e tij e madhe për të blerë- jo banesa në Vodno por edhe disa hektarë truall për qejfin e tij. Tregon si në vend të sallave portive të planifikuara urdhërohen të shndërrohet vendi në parcelë ndërtimi me regjim të posaçëm.

Në bisedë me ministrin e transportit Mile Janakievski dëgjohet si Gruevski e urdhëron atë për ndërhyrje në planin urbanistik dhe të ketë kujdes këtë ta bëjë sa më shpejtë dhe padiktueshëm nga tjerët. Gruevski urdhëron që plani i ri të ketë hapsirë më të madhe trualli për të. Gruevski në bisedë me Janakievskin bëjnë plane madje për shitjen e këtyre parcelave që i porosit Gruevski.

Lidhur me pyetjen e gazetarëve se pse pas një viti e gjysme, tani ka ngritur padinë kundër biznesmenit që ka tentuar t’i montoj mit –marrje, lideri i opozitës Zoran Zaev. Tha se me këtë qeveri nuk dihet çfarë është e gatshme të bëjë vetëm që të shpëtojë lëkurën e Gruevskit dhe të familjes.

“Do të ketë proces gjyqësore. Ditëve të fundit pa qartë montimi i rastit. Ai njeri mundeshe edhe atë ditë para sallës universal së bashku e policinë të tentojë që të më jep para. Nuk mund ta dini se deri ku shkon kjo çmenduri. Ku të padis? Nga kush të kërkojë drejtësi? Nga familja dhe Mijallkovi? Ta paraqes te Zvërlevski dhe Ilievski?”, pyet Zaev.

Lideri i opozitës Zoran Zaev mes porosisë për dorëheqjen e qeverisë deklaroi edhe një herë se të gjitha bisedat që kanë të bëjnë me aferat korruptive do të publikohen dhe se në gjithë këtë aspak nuk do të kursehen partitë shqiptare.

“ Nuk do të kursejmë askend, gjithcka do të zbardhet. Është BDI apo PDSH nuk kemi paragjykime për askend”, thotë Zoran Zaev në pyetjen se pse po i kursen shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *