Home / Lajme / Maqedoni / Jashari për ndërmjetësim ndërkombëtar të krizës në Maqedoni

Jashari për ndërmjetësim ndërkombëtar të krizës në Maqedoni

13 mars-I pyetur lidhur me aferën e përgjimeve, ministri Jashari theksoi se në Maqedoni ka infrastrukturë juridike që rregullon edhe këtë çështje, siç është Ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe Kodi Penal, që sanksionojnë çdo keqpërdorim dhe shkelje ligjore.

Është e domosdoshme ndërhyrja dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar në krizën e thelluar politike në Maqedoni. Kjo u theksua sot nga ministri i drejtësisë, Adnan Jashari.

“Është shume e rëndësishme që zgjidhja që do të dalë nga ky ndërmjetësim të jetë i pranueshëm për të gjitha palët. Nëse zgjidhja nuk është e pranueshme për të gjitha palët, gjithçka është e kotë”, deklaroi Jashari.

I pyetur lidhur me aferën e përgjimeve, ministri Jashari theksoi se në Maqedoni ka infrastrukturë juridike që rregullon edhe këtë çështje, siç është Ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe Kodi Penal, që sanksionojnë çdo keqpërdorim dhe shkelje ligjore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *