Home / Lajme / Maqedoni / Kërcënon tularemia, rekomandime për parandalim

Kërcënon tularemia, rekomandime për parandalim

11 mars-Inkubacioni i kësaj sëmundjeje zgjat prej 3-7 ditë, ndërsa sëmundja fillon me dukuri të sindromit të përgjithshëm infektiv: temperaturë e ngritur, ethe, djersitje, kokëdhimbje intensive, sëmundje në tërë trupin dhe dobësi e përgjithshme. Sëmundja zakonisht zgjat prej 2 deri 4 javë.

Për shkak të dukurisë së rritur të brejtësve në këtë periudhë të vitit, e me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës dhe parandalimit nga përhapja e sëmundjeve ngjitëse, Ministria e Shëndetësisë informon për sëmundjen e tularemisë (mes njerëzve e njohur edhe si (“ethet e lepujve”), përkatësisht për mënyrën e bartjes, simptomet, pasqyra klinike, si dhe parandalimi dhe mënyrat e shkatërrimit të kësaj sëmundjeje.

Tularemia është sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga bakteret, nga e cila sëmuren edhe njerëzit edhe kafshët. Bëhet fjalë për bakterin e cila është rezistente ndaj mjedisit të jashtëm dhe qëndron gjatë nëpër trupa të kafshëve të ngordhura, në truall, në ujërat sipërfaqësore, si dhe në produktet ushqimore. Kjo bakterie është rezistente ndaj temperaturave të ulëta, përderisa temperaturat e larta e shkatërrojnë shpejtë, ndërkaq nga mjetet dezinfektuese, më e ndishme është ndaj preparateve me klor.

Tularemia është sëmundje primare e një numri të madh të kafshëve, mes të cilëve minjtë e fushës, lepujt, minjtë e mëdhenj, minjtë e mëdhenj të ujit, ketrat, dhelprat dhe kafshë të tjera. Kafshët shtëpiake shumë më rrallë sëmuren, po megjithatë infektimi është konstatuar edhe tek delet, macet, qentë dhe derrat. Bëhet fjalë për sëmundje (zoonozë) e cila në mënyrë primare paraqitet tek kafshët, e shpesh bartet prej tyre tek njerëzit. mes brejtësve, kjo sëmundje më shpesh përhapet përmes rriqrave dhe morrave.

Mënyrat me të cilat njeriu mund të sëmuret me tularemi janë këto në vijim: me kontakt të drejtpërdrejtë me kafshë e infektuara, gjatë kafshimit nga rriqërat, morrat dhe insekte të tjera, gjatë thithjes së pluhurit të kontaminuar me bakterien e tularemisë, si dhe gjatë pirjes së ujit të kontaminuar apo konsumimit të ushqimit të kontaminuar (për shembull, mish i përpunuar në mënyrë të pamjaftueshme termike, në temperaturë më të ulët se 70 gradë Celsius).

Inkubacioni i kësaj sëmundjeje zgjat prej 3-7 ditë, ndërsa sëmundja fillon me dukuri të sindromit të përgjithshëm infektiv: temperaturë e ngritur, ethe, djersitje, kokëdhimbje intensive, sëmundje në tërë trupin dhe dobësi e përgjithshme. Sëmundja zakonisht zgjat prej 2 deri 4 javë.

Varësisht nga mënyra e bartjes, sëmurja mund të manifestohet me ndryshim të lëkurës apo ënjtje të indeve limfatike, bronkopneumoni, apo dhimbje në bark, vjellje, diare.

Tularemia shërohet me sukses me antibiotikë dhe me terapi simptomatike dhe rehidratacion.

Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga përhapja e sëmundjes, njerëzit duhet të evitojnë çdo kontakt me rriqrat gjatë qëndrimit në natyrë dhe të përdorin mbrojtje adekuate (dorëza, çizme, maska mbrojtëse). Ky rekomandim posaçërisht ka të bëjë për personat të cilët për shkak të profesionit të tyre, apo rekreativitetit, më shpesh qëndrojnë në natyrë apo janë në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët dhe produktet e tyre. Gjatë kafshimit të mundshëm nga rriqrat, personi duhet të paraqitet tek mjeku, me qëllim të mënjanimit të rriqrës, si dhe këshilla për trajtim të mëtutjeshëm.

Për parandalim nga kjo sëmundje, posaçërisht është me rëndësi mirëmbajtja e higjienës personale, larja mirë e pemëve dhe perimeve, ushqim mirë i përpunuar termik, pije e ujit të sigurt, të evitohet larja në ujëra të ndenjur, si dhe ushqimi të ruhet i mbuluar he i mbrojtur nga brejtësit apo insekt. Njëherit, nevojitet kryerja e deratizimit të rregullt (shkatërrimi i brejtësve) në konsultim m Qendrën rajonale për shëndet publik, nëse të njejtit vërehen në shtëpi individuale, si dhe në lagje më të mëdha, ceket në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *